Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TYMTÁJ/Ë,~A f. 1. Re tymi; masë e madhe tymi, tym i madh, re mjegulle a pluhuri; tymnajë. Tymtaja e oxhaqeve.2. Mjegull e dendur; re. S’na linte tymtaja të shikonim malin (pyllin, …
Shfaq përkufizimin e plotë →TYMTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Oxhak. Tymtar i lartë. Tymtari i fabrikës.
Shfaq përkufizimin e plotë →TYMTH,~I m., bot. Urth. I ka rënë tymthi grurit. Tymthi i misrit. Spërkatje kundër tymthit.
Shfaq përkufizimin e plotë →TÝMTHI ndajf. Në tym, me tahmin, kot, kuturu, kodra pas bregut. Flet tymthi. Ia fut tymthi.
Shfaq përkufizimin e plotë →TYMTHÍTHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Aparat që thith tymin e pluhurat.2. Çibuk, llullë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TYMT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. vet. v. III Nxjerr tym, tymon.2. Zhdukem shpejt pa u kuptuar. Tymtoi në pyll.✱Sin.: tymon, zhduket, avullon.
Shfaq përkufizimin e plotë →TYMTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Temjanicë. Urata kaloi mes rreshtave të besimtarëve me tymtajë në dorë.2. Oxhak.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë