Fjalori
TYMOSET

TYMÓS/ET jovep., ~ (u), ~UR vet. v. III 1. vetv. Bëhet me tym, mbushet me tym; merr ngjyrën e tymit ose erën e tymit; nxihet nga tymi. U tymos dhoma. U tymosën perdet. U tymosën trarët.
2. vetv. Qëndron një kohëgjatë mbi tym për t’u tharë e për t’u ruajtur gjatë (mishi, peshku, proshuta etj.).
3. pës. e TYMÓS.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: TYMOS
TYMOS

TYMÓS vep., ~A, ~UR 1. kal. Bëj me tym, mbush me tym; nxij me tym. Tymosi dhomën (shtëpinë). I tymosi perdet. E tymosi tavanin.
2. kal. E lë një kohëgjatë mbi tym, e thaj në tym për ta ruajtur për një kohëgjatë (mishin, peshkun etj.). Tymos mishin (peshkun. proshutën). Tymos vezët e peshkut.
3. kal., edhe jokal. Pi duhan. Tymoste rrugës. Hajde ta tymosim nga një cigare.
4. kal. Bëj bimët me tym për t’i mbrojtur nga insektet; tymoj. Tymos pemët e kopshtit se kanë miza.
5. jokal. Nxjerr tym, lëshon tym, bën tym.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.