Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TYM,~I m. sh. ~RA, ~RAT 1. Pjesë e gaztë, e përzier me avuj, me thërrmija bloze, hiri etj., zakonisht në ngjyrë të zezë ose të hirtë, që del kur digjen drutë, letrat a ndonjë lëndë tjetër dhe që ngrihet si re. Tym i zi (i bardhë). Tym i dendur (i trashë). Tym i lehtë. Tymi i oxhakut. Tymi i kandilit (i pishës). Tymi i cigares. Tymi i barutit. Tymi i pushkëve. Tymi i makinave (i lokomotivës, i vaporit). Re tymi. Shtëllunga tymi. I nxirë nga tymi. Mish i tharë në tym. Lëshon tym. E heq (e kthen) tymin oxhaku (soba). Ngrihet tymi lart. Ishte mbytur në tym. Nuk shihte nga tymi. I mbyti tymi. U qorroi tymi sytë. Nuk ka tym pa zjarr. (fj. u.) ku ka zë, nuk është pa gjë; ku flitet, ka diçka. Hidhet e përdridhet, lart mbi qeramidhet (gjëz.).
2. etnogr., hist. Shtëpi; familje (si njësi më vete). Tym për tym. Fshat me dhjetë tymra. Një njeri për tym. E ndanin për çdo tym. E di tymi ç’ka oxhaku. (fj. u.) e di luga ç’ka ka vegshi (vorba, poçja). (fj. u.).
3. hist. Tymjake.
4. bised. Pluhur. Tym i hollë. Tymi i rrugës. Tymrat e shtëpisë.
5. bised. Vesë e hollë shiu. Një tym shi.
✱Sin.: gaz, avull, duman, shtëpi, familje, oxhak, tymjake, pluhur.
♦ M’u bë koka (mendja) tym. 1. shih m’u bë koka (mendja) dhallë. 2. U ndeza e humba kontrollin e vetvetes, nuk shoh më se ç’bëj, s’e përmbaj dot veten. U bë tym (dikush). 1. shih u bë erë (dikush). 2. shih u bë tapë (dikush). 3. U zemërua keq, u nxeh shumë sa s’di ç’të bëjë, u inatos shumë dhe e humbi toruan, u tërbua, s’përmbahet më; u bë tym e flakë; u bë tym e mjegull. 4. (diçka). U harxhua krejt pa e kuptuar e pa sjellë dobi, shkoi shpejt e kot (kryesisht për para, mall e pasuri). Tym të bëhet! le të bëhet si të dojë!; edhe keq po të dalë, le të bëhet!; tym të dalë! (tymi le t’i dalë!); të bëhet ç’të bëhet!; të dalë ku të dalë! U bë tym e flakë (dikush) u zemërua keq, u nxeh shumë sa s’di ç’të bëjë, u inatos shumë dhe e humbi toruan, u tërbua, s’përmbahet më; u bë tym3; u bë tym e mjegull. U bë tym e mjegull (dikush) u zemërua keq, u tërbua; iu veshën sytë nga inati; u bë tym3; u bë tym e flakë. U bë tym e zjarr (dikush) shih u bë tym e flakë (dikush). Ia bëj kokën (mendjen) tym (dikujt) shih ia bëj kokën (mendjen) dhallë (dikujt). E bëri tym (diçka) e harxhoi të gjithë, e prishi kot (pasurinë a paratë); e bëri barut; i bëri rrush e kumbulla (paratë); i vuri krusmën (diçkaje). E bëri tym e flakë (diçka) e dogji; e shkatërroi krejt; e ndezi shumë. I doli tymi (diçkaje). 1. E morën vesh të tjerë diçka që duhej të mbahej e fshehtë, u zbulua. 2. keq. Nisi të zbulohet një punë a një vepër e keqe, dolën në shesh të palarat; i doli (i ra) era; i doli flaka. 3. (dikujt). U shkatërrua krejt, dështoi, u dogj (kur humbet fare pasurinë ose falimenton në tregti). Tym të dalë! (tymi le t’i dalë!) le të bëhet më e keqja, nuk pyes për asgjë; tym të bëhet!; kiameti të bëhet!; të bëhet ç’të bëhet! Më del tym nga koka jam në hall të madh e nuk di ç’të bëj, jam shumë i shqetësuar e i turbulluar; më lëshon (më nxjerr) koka tym; më del avull nga koka; më del flakë nga koka; e kam kokën zjarr; më ziejnë trutë; e kam kokën (mendjen) rrëmujë. Doli në tym të vet (dikush) u martua; krijoi familje, u nda nga trungu familjar e banon veçan; ka dalë në bukë të vet. S’i del jashtë as tymi i zjarrit (i oxhakut) (dikujt) e mban të fshehtë diçka, nuk ia tregon askujt; e fut fjalën në fund të dheut (dikush); e hedh fjalën në pus (dikush); kund. e nxjerr në pazar të gomarëve (diçka) tall. Nuk ia di tymin. 1. (dikujt). Nuk e njoh mirë cili është, nuk ia di prejardhjen; kund. (ia di) sa dhëmbë e dhëmballë ka në gojë (dikush). 2. (diçkaje). Nuk e di se çfarë pasojash ka diçka, s’e di se ku i del fundi. Flet në tym (dikush) thotë diçka që nuk e di me siguri, e thotë me hamendje, flet kot; (flet) va e pa va; (flet) si e ëma e Zeqos majë thanës; bluan thatë; gjuan për lepuj. Ia fut në tym (dikush) bised. 1. shih flet në tym (dikush). 2. E bën një punë fare pa kujdes; vepron kuturu, shkon symbyllurazi. Iku nga tymi e ra në zjarr (dikush) shpëtoi nga një e keqe e vogël e ra në një të keqe më të madhe; iku nga shiu e ra në breshër (ra nga shiu në breshër). Jam tym s’di ç’të bëj nga telashet që kam, jam i turbulluar e në hall të madh; më del tym nga koka; më zien (më mizëron) koka; e kam kokën (mendjen) rrëmujë. Ku leh *qen e ku del tym (dhe ku bën daullja bym) iron. E la në tym (diçka) shih e la në mjegull (diçka). Më lëshon (më nxjerr) koka tym shih më del tym nga koka. Nxjerr tym nga koka (dikush) është zemëruar keq ose është shumë i shqetësuar nga punët e shumta, nga diçka që nuk i ecën mirë etj.; i del tym nga koka; i lëshon (i nxjerr) koka tym. *Oxhak pa tym. *Perde tymi. Shikon tymin e vet (dikush) sheh punën e vet, nuk shqetësohet për të tjerët; nuk u ndërhyn të tjerëve. I shkon tymi drejt (dikujt) i ka punët në vijë, i shkojnë mirë punët; e ka (i ka punët) në vijë. I shkon tymi *gjyryk (dikujt). Sheh tym e bën konak (dikush) iron. shkon derë më derë dhe, kur mundet, ia shtron me të ngrënë e me të pirë, gjen derë e futet; është bredharak e s’ka zor të të vijë; e kalon kohën me llafe e jo me punë, ka qejf të bëjë vazhdimisht muhabet. Tym daulleje diçka pa vlerë, që nuk sjell asnjë dobi; sapun pa shkumë. Tym dose me të shpejtë, shumë shpejt; s’ u pa nga vajti; tym e mjegull; u bë erë (dikush); ia mbathi me të katra (dikush). Tym e mjegull me rrëmbim të madh, shumë shpejt e me vrull; tym dose; u bë erë (dikush); ia mbathi me të katra (dikush). Është tharë në tym (dikush) shih është bërë kockë e lëkurë (dikush). I tharë në tym (për dikë) shumë i dobët nga shëndeti, i rreshkur; kockë e lëkurë.
TYMÁK,~E mb. Që nxjerr tym, që nuk e tërheq tymin si duhet; i tymosur. Oxhak tymak. Sobë tymake.
Shfaq përkufizimin e plotë →TYMÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Oxhak, tymtar. Tymi i tymakut. Dilnin shkëndijëza nga tymaku. Tymi të dalë drejt pa le të jetë i shtrembër tymaku. (fj. u.).
Shfaq përkufizimin e plotë →TYMÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Oxhak, tymtak, tymtar. Tymari i shtëpisë. Tymtarët e fabrikave.
Shfaq përkufizimin e plotë →TYMÉK,~U m. Duhan shumë i fortë në të pirë; gërxhall. Na mbyti tymeku i gjyshit. Pi tymek. Një qese tymek.
Shfaq përkufizimin e plotë →TYMÍM,~I m. Tymosje; bërje me tym. Tymimi i peshkut (i mishit). Tymimi i dhomës.
Shfaq përkufizimin e plotë →TYMÍT (TYMÍS) vep., ~A, ~UR kal. Tymos. Tymiti peshkun (mishin).
Shfaq përkufizimin e plotë →TYM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj me tym, tymos. Tymoi dhomën.2. jokal., vet. v. III Nxjerr tym, lëshon tym, bën tym. Tymon soba. Tymon oxhaku. Tymon pisha (kandili). Po më tymon…
Shfaq përkufizimin e plotë →TYMÓS vep., ~A, ~UR 1. kal. Bëj me tym, mbush me tym; nxij me tym. Tymosi dhomën (shtëpinë). I tymosi perdet. E tymosi tavanin.2. kal. E lë një kohë të gjatë mbi tym, e thaj në tym…
Shfaq përkufizimin e plotë →TYMTH,~I m., bot. Urth. I ka rënë tymthi grurit. Tymthi i misrit. Spërkatje kundër tymthit.
Shfaq përkufizimin e plotë →TÝMTË (i, e) mb., bised. 1. Që është i veshur si me tym, i mjegullt, i errësuar. Xham i tymtë. Qiell i tymtë.✱Sin.: i gaztë, i veshur, i marrtë, i errësuar, i mjegullt.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë