Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TU (e) përem. 1. sh. i Yt (përem. pronor i vetës së dytë, pronari njëjës, prona shumës) Djemtë e tu. Nxënësit e tu. Vëllezërit e tu. Shokët e tu. Përkrahësit e tu. Miqtë e tu. Librat e tu.
2. si em. m. sh ~TË (të) Njerëzit e afërt, me të cilët ke lidhje gjaku, farefisnie ose lidhje të ngushta miqësie; njerëz, të cilët i do dhe të cilëve u beson. Erdhën (fituan) të tutë. Janë të tutë. Merru me të tutë. Shiko të tutë.
TÚTËL ndajf. Top, shuk. E bëri letrën tutël dhe e hodhi në zjarr.
Shfaq përkufizimin e plotë →TÚT/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT 1. Rrudhë, zhubër; palë (në rrobat). Tutlat e këmishës (e fundit). Iu bë fustani me tutla. Shtrij tutlat me hekur hekuros. Hekuros tutlat e pantallonave…
Shfaq përkufizimin e plotë →TUTËLÍM,~I m. 1. Rrudhosje, zhubrosje. Tutëlimi i veshjeve.2. Shtypje, zbutje, zbrujtje. Tutëlimi i disa frutave (i mollës, i ftoit etj.).3. Ngatërrim, përzierje, prishje. Tutëlimi…
Shfaq përkufizimin e plotë →TUTËL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj me rrudha diçka, e rrudhos, e zhubros, e zhubravit, e bëj shuk, e mbledh shuk; e palos në një farë mënyre. I tutëloi rrobat (pantallonat). E t…
Shfaq përkufizimin e plotë →TÚT/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT Dredhi në sjellje; dhelpëri, djallëzi; romuz. Flet me tutra. Ia njohim tutrat atij. I thotë (i ka) me tutra ato fjalë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TÚT/ËRR,~RRA f. sh. ~RRA, ~RRAT 1. Zgavër, zgërbonjë, gufallë. Fshehur në tutrrën e rrapit.2. anat. Rrashtë, çaçkë e kokës. I ra në tutërr. I preku tutrra në tavan.3. Vrimë, rrëzë.…
Shfaq përkufizimin e plotë →TÚTËS,~E mb. 1. Që tutet, që trembet lehtë; që ka frikë, frikacak. Fëmijë tutës. Çikë tutëse.2. Që shpreh frikë; i frikësuar. Me sy tutës. Me pamje tutëse.3. si em. m. e f. Sipas k…
Shfaq përkufizimin e plotë →TUTËSÍ,~A f. Tutë, frikë, gjendje frike; druajtje. E ka zënë tutësia.
Shfaq përkufizimin e plotë →TÚTËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Tutë. I vogël, po nuk e njeh tutëzën.
Shfaq përkufizimin e plotë →TUTËZÁK,~E mb. 1. Që tutet, që ka frikë, tutës, frikacak. Çun tutëzak. Çikë tutëzake.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë