Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TUSKÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Burrë që vishet shumë bukur, ai që vishet me hijeshi.
Shfaq përkufizimin e plotë →TUSKÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Grua që vishet shumë bukur, ajo që vishet me hijeshi.
Shfaq përkufizimin e plotë →TUSKËZÍM,~I m. Veshje e hijshme, veshje e bukur. Tuskëzimi i nuses. Tuskëzimi i zonjave (i krushqve).
Shfaq përkufizimin e plotë →►TUSKËZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Vishem bukur, vishem me shije, në mënyrë elegante, vishem spic. Ishte tuskëzuar si dhëndër (si nuse).2. pës. e TUSKËZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →TUSKËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Vesh e mbath bukur, me elegancë. I tuskëzon fëmijët.
Shfaq përkufizimin e plotë →TUSKËZÚAR (i, e) mb. Që është tuskëzuar, që është veshur me shumë shije, që është veshur hijshëm. Burrë i tuskëzuar. Grua e tuskëzuar. Fëmijë të tuskëzuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →TUSKËZÚAR,~IT (të) as. Tuskëzim. Të tuskëzuarit e fëmijëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë