Fjalori
TURTULL

TÚRTU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT zool. (lat. Streptopelia turtur turtur) Zog shtegtar, i ngjashëm me pëllumbin, me kokëvogël, me truphollë, me pendë me ngjyrë kafe me nuanca rozë, me gjoks me ngjyrëzbehtë; shpinë me ngjyrë grikafe, me bishtgjatë, që jeton nëpër pyje.Gjuan turtuj. Mish turtulli.


Rezultate të ngjashme

TURTULLÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. Femra e turtullit.2. folk. Vashë e bukur.3. fig. Grua llafazane.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►TURTULLÍT (TURTULLÍS) vep., ~A, ~UR bised., jokal. Flas shumë, pa ndërprerje e pa i menduar mirë fjalët; dërdëllit, llomotit, bluaj. Turtullit kot.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TURTULLÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. Dërdëllitje, llomotitje. Nuk pushoi ai me ato turtullitje!

Shfaq përkufizimin e plotë →

TURTULÍDH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET zool. Turtulleshë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TURTULÍDH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Femër llafazane dhe e lëvizshme, turtulleshë3. U martua me një turtulidhë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.