Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TURPËRÍ,~A f. Punë a sjellje e pahijshme dhe e pandershme që të ngjall përbuzje; turpe. Ç’është kjo turpëri!
Shfaq përkufizimin e plotë →TURPËRÍSHT ndajf. Me turp; kokulur, me bisht ndër shalë. Iku turpërisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →►TURPËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Më lind ndjenja e turpit nga diçka e pahijshme a e pandershme, bëhem me turp; më nxihet faqja; druhem, më vjen turp para dikujt. U turp…
Shfaq përkufizimin e plotë →TURPËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj me turp dikë; i nxij faqen; fyej dikë përpara të tjerëve, e bëj që ta tallin të tjerët; bëj që të druhet para të tjerëve; korit, damkos, njol…
Shfaq përkufizimin e plotë →TURPËRÚAR (i, e) mb. 1. Që e ka zënë turpi; i koritur, me turp. Iku i turpëruar. Rrinte kokulur e i turpëruar.2. Që është bërë me turp, që është njollosur botërisht. Mbeti i turpër…
Shfaq përkufizimin e plotë →TURPËRÚES,~E mb. Që të turpëron, që të vë njollë, që të damkos, që nuk të nderon, që të korit; kund. nderues. Veprim turpërues.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë