Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TURNÉ,~U m. sh. ~, ~TË 1. Udhëtim i gjatë në disa vende për qëllime të caktuara; udhëtimi në disa vende i një trupe teatrale, i një ansambli artistik, i një artisti etj. për të dhënë shfaqje. Turne artistik. Turneu i parë (i fundit). Gjatë turneut. Bëri një turne. U kthye nga turneu. Turneu elektoral i kandidatit për kryetar partie.
2. sport. Garë e gjatë sportive, që zhvillohet ndërmjet disa pjesëmarrësve sipas një radhe të caktuar që më parë. Turne ballkanik (ndërkombëtar). Turne miqësor. Turneu i shahut (i basketbollit, i futbollit). U nis për një turne.
TÚRN,~I m. sh. ~E, ~ET Ndërresë. Turni i parë (i dytë, i tretë). Turni i paradites (i mëngjesit, i pasdites, i natës). Përgjegjës turni. Punë me turne. Mori (filloi) turnin.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë