Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TURIVÁRUR mb., keq. 1. Që i ka varur buzët nga pakënaqësia, nga zemërimi, nga mërzia etj.; buzëvarur. Djalë (çupë) turivarur.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Iku ai turivaruri? Ku shkoi ajo turivarura?
3. si ndajf. Buzëvarur, duke qenë i pakënaqur a i zemëruar. Shfryu turivarur. Rrinte turivarur. Më vështroi turivarur.
✱Sin.: i zemëruar, i vrenjtur, i zymtë, i pakënaqur, buzëvarur, vrenjtur, buzëlëshuar, qejfmbetur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë