Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TURFULLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Zhurmë që nxjerrin disa kafshë, kryesisht kali, kur egërsohen, kur kanë frikë a kur janë lodhur shumë. Turfullima e kalit (e kaut, e buallit). Turfullimë kafshe. Turfullima e dhive.
2. Zhurmë e mbytur që del menjëherë. Turfullima e lokomotivës (e traktorit).
✱Sin.: turfullim, shkrofëtimë, fërgëllimë.
TURFULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Turfullimë, shkrofëtimë, shfryrje, fërgëllim, tërhuzje.
Shfaq përkufizimin e plotë →TURFULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. vet. v. III Nxjerr ajrin nga hundët dhe nga goja me zhurmë kur është i lodhur a i egërsuar ose kur ka frikë; shfryn me forcë nga hundët; sfyty…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë