Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TUNG pasth., bised. 1. Tungjatjeta!
2. Mirupafshim; me të mira, shëndet, tumirëmbeç! Tung, burra!
TUNGJATJÉTA pasth. Përdoret me kuptimin “T’u zgjattë jeta!” Tungjatjeta, të dashur miq! Tungjatjeta, si je?
Shfaq përkufizimin e plotë →TUNGJATJET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Përshëndes dikë duke i thënë “Tungjatjeta!”. Tungjatjetoi burrat në odë dhe zuri vend.
Shfaq përkufizimin e plotë →TÚNGJI ndajf. Krejt, pa lënë aspak. E hëngrën tungji tepsinë me bakllava (me fli).
Shfaq përkufizimin e plotë →TUNGSTÉN,~I m., kim. Volfram.
Shfaq përkufizimin e plotë →TUNGULÍS vep., ~A, ~UR kal. Tund pa ndërprerje; shkund. Tungulis një bimë frutore (manin, kumbullën, arrën). E tungulisi për veshësh.
Shfaq përkufizimin e plotë →TUNGULÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur tungulis; tundje fort disa herë pa ndërprerje; shkundje. Tungulisja e degës me pemë (me fruta).
Shfaq përkufizimin e plotë →TUNGULÍSUR,~IT (të) as. Tungulisje. I dha pemës nja dy të tungulisura dhe i ranë të gjitha frutat e pjekura.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë