Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TÚLTË (i, e) mb. 1. Që ka shumë mish, që është gjithë tul; tul. Me fytyrë të tultë. Me mollëza të tulta. Me shtat (me trup) të tultë. Mish i tultë pa kocka, tul.
2. Që është i butë e i qullët; që nuk është pjekur mirë (për bukën etj.). Bukë e tultë.
3. Që është i butë e i lëngshëm, që është i mbushur me tul (për pemët, perimet etj.). Domate të tulta. Speca të tultë. Kërpudhë e tultë. Pjeshkë (nektarinë) e tultë. Frutë e tultë.
4. Që është i butë e me tul (për gjethet, kërcejtë etj.). Gjethe (rrënjë) të tulta. Kërcell i tultë.
5. Që është i butë e pjellor, që është me lym e pa gurë (për tokën). Tokë e tultë. Toka të tulta.
6. fig., keq. Që s’është i zoti për asgjë, i plogët, i ngathët, qullash. Fëmijë i tultë.
✱Sin.: tulës, tul, tulak, tulor, mishtak, i mishtë, mishtor, i qullët, i butë, pjellor, i lymtë, lymor, i plogët, i ngathët, qullash.
TULTÁK,~E mb. Që është topolak, i mbushur (zakonisht për njerëzit). Djalë tultak. Çupë tultake. Me krahë tultakë. Me duar (me faqe) tultake.
Shfaq përkufizimin e plotë →TULTÍM,~I m. Majmje, dhjamosje, tulosje, shëndoshje jashtë mase. Tultimi i bagëtive për pastërma.
Shfaq përkufizimin e plotë →►TULT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Tulosem, majmem, dhjamosem, shëndoshem. Po të hash e të pish pa lëvizur, domosdo do të tultohesh.
Shfaq përkufizimin e plotë →TULT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Majm, dhjam, dhjamos, shëndosh, tulos. Tultoj viçin (dashin).
Shfaq përkufizimin e plotë →TULTÚAR (i, e) mb. I tulosur, i majmur, i dhjamur. Dash (viç) i tultuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë