Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TÚLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Copë deltine zakonisht katërkëndëshe, që ngjishet e piqet në furrë të posaçme dhe që përdoret për ndërtimin e mureve. Tullë me veshë (me vrima). Tulla silikate. Pallat me tulla të bardha. Tullë e kuqe (e bardhë). Ngjyrë tulle ngjyrë e kuqërremtë. Prodhimi i tullave. Mur me tulla. Fabrikë (furrë) tullash. Tullë zjarrduruese.
2. bised., tall. Pjesa e sipërme e kokës pa flokë (për burrat). I doli tulla. Fshiu tullën.
3. bised., tall. Tullac. Erdhi tulla.
4. si mb. Tullac, pa flokë. E ka kokën tullë. E bëri kokën tullë i preu flokët gjer në rrënjë ose e rroi kokën me brisk.
5. si ndajf. Top, rëndë. Fjeti tullë. E bëri gjumin tullë.
6. fig., si ndajf. Shumë i thatë, i fortë,(kryesisht për bukën e ndenjur dhe të ftohur). Buka ishte tullë e fortë.
✱Sin.: pjekull, qerpiç, plithar, çaçkë, shogë, tullac.
♦ Ia bëri kokën tullë (dikujt). 1. E qethi deri në rrënjë të flokëve. 2. Ia zbuloi të gjitha të metat e dobësitë; ia shpërfaqi mendimet e synimet. E ka kokën tullë (dikush). 1. shih e ka kokën fushë (dikush). 2. Është kokëfortë; e ka kokën gur; e ka kokën shkëmb. E ka turirin dy tulla një plithar (dikush) përçm. është shumë i shëmtuar në fytyrë; nuk shihet dot me sy; të ikën barkun; të kall (të shtie, të jep) datën.
TÚLLËZ,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Lepidorhombus boscii) Peshk i sheshtë, pa luspa, që rritet në ujëra detare, i ngjashëm me gjuhëzën, por më i madh; peshk tullë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TULLÁC,~E mb. Që nuk ka flokë fare në pjesën e sipërme të kokës, që i kanë rënë flokët, i shogët. Burrë (plak) tullac. Me kokë tullace. Ishte tullac.
Shfaq përkufizimin e plotë →TULLÁC,~I m. sh. ~, ~ËT Ai që nuk ka flokë, djalë (burrë, plak), të cilit i kanë rënë flokët. E kërkoi një tullac. Ishte një tullac në stacion. Kishte në krah një tullac.✱Sin.: flo…
Shfaq përkufizimin e plotë →TULLÁR,~II m. sh. ~Ë, ~ËT Vegjë, avlëmend, tezgjah. Punon në tullar.
Shfaq përkufizimin e plotë →TULLÁR,~III m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që bën tulla; tullapjekës, tullabërës. Punon si tullar.
Shfaq përkufizimin e plotë →TÚLLG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Calvatia gigantea, Calvatia Maxima) Kërpudhë me ngjyrë të bardhë, e ngrënshme kur është e re, e cila mund të rritet sa një top futbolli ose më …
Shfaq përkufizimin e plotë →TULLÚK ndajf. Shtëllunga-shtëllunga, me shtëllunga. Tymi i gomës së djegur ngrihej tulluk. E pinte duhanin tulluk-tulluk.
Shfaq përkufizimin e plotë →TULLÚK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Tym i madh, mjegull tymi, tymnajë, shtëllungë tymi. Dhoma ishte mbushur me tulluk duhani. Nga çibuku nxirrte tullukë duhani. Nga oxhaku dilnin tullukë të z…
Shfaq përkufizimin e plotë →TULLÚM,~I m. sh. ~E, ~ET Furtunë, shqotë, shtrëngatë, stuhi. Shpërtheu tullumi. Shpejt se na dha tullumi. Hidhi këmbët se na zuri tullumi. Dëmi i tullumit.
Shfaq përkufizimin e plotë →TULLÇ,~I m. sh. ~A, ~AT Kurth, vegël për të zënë shtazë të egra; çark, grackë, lak. Kishte rënë lepuri në tullç. Ra miu në tullç.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë