Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TULÁTUR (i, e) mb. Që është tulatur, i pulitur. Fëmijë i tulatur nën shtrat i fshehur, i futur nën shtrat. Ari i tulatur në shpellë. Gjahtar i tulatur pas pemës. Lepur i tulatur në ferrë. Plak i tulatur nga sëmundja i rrëgjuar. Dhe i tulatur i hedhur dhe i ngjeshur. Zjarr i tulatur që nuk brambullin, që nuk është më bubulak. Erë e tulatur e dobësuar. Guxim i tulatur që ka rënë, që nuk është më ai i pari. Diell i tulatur pas reve. Hënë e tulatur pas reve e fshehur, strukur, që gjendet prapa reve e nuk duket.
✱Sin.: i kruspulluar, i tulatur, i pulitur, i tretur, i dobësuar, i ndrydhur.
TULÁT vep., ~A, ~UR kal. 1. Bëj dikë të mblidhet kruspull; e fsheh, e struk diku. Tulati djalin pas vetes.
2. E qetësoj, e pushoj; sheshoj, ul. Tulati çupën, ngaqë po qante. Tulati sherrin.
3. Ia ul a ia shuaj forcën, e bëj që të dobësohet; rrëgjoj, dobësoj, platit. E kishte tulatur sëmundja. Dielli kishte tulatur trëndafilat. Tulati zjarrin.
4. fig. E mbaj në hije, nuk e lë të zhvillohet, nuk e lë të rritet normalisht. Mos tulatni fëmijët!
5. E bëj të rrasët, e shtyp për t’i zvogëluar vëllimin, ngjesh, rrasallit. Tulat mullarin (kashtën, dheun).
✱Sin.: fsheh, struk, qetësoj, dobësoj, resht, kruspulloj, platit, sheshoj, rrëgjoj, rras, ngjesh, rrasallit, porrit, shuaj, fik.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë