Fjalori
TUL

TÚL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pjesë e mishtë e trupitnjeriut a të kafshës, pjesa e butë dhe e mbushur e mishit; mish pa kockë. Tuli i këmbës pulpa. Tul mishi i grirë. Buzë me tul. Është gjithë tule është i shëndoshë. I varen tulet i varen mishrat. T’u bëftë tul (gjak) e dhjamë! (ur.) i thuhet dikujtfalënderon pasi ka mbaruar ushqimin që i ke shtruar. Gjuha është prej tuli e kthehet ngaduash. (fj. u.).
2. Pjesa e butë e bukës brenda kores, copë buke pa kore. Tul buke. Ishte rritur me tul simiteje ishte rritur me të gjithamirat.
3. Pjesa e butë dhe e lëngshme e pemëve ose e perimeve nën lëkurë, pjesa e mishtë pa bërthamat dhe pa lëkurën; mish i pemëve (i frutave). Lëkura dhe tuli. Tuli dhe bërthama. Tul i butë. Tuli i mollës (i dardhës, i pjeshkës, i kumbullës). Tuli i domates. Tuli i shalqirit. Pemë me tul. Speca me tul bufka.
4. Pjesa e mishtë e gjethes, e kërcellit, e drurit etj. nën cipën a nën lëvozhgën. Tuli i drurit. Tuli i gjethes.
5. euf., vet. sh. ndenjura, prapanicë, mollaqe. I rëndonin tulet. I bëri gjilpërëtule.
6. si mb.është i tultë, që nuk ka kocka. Mish tul. Është tul.
7. si mb. është i butë; pjellor (për tokën). Dhe tul. Tokë tul.
8. fig., keq. është i qullët, i ngathët, që s'të kryen punë; që s’ia pret, i trashë, copë mishi me dy sy. Ishte tul fare.
Sin.: tulicë, pulpë, mish, të ndenjura, mollaqe, prapanicë, i tultë, i butë, trashaman, i qullët, qullash, i ngathët.
E bëri tul (dikë) tall. shih ia bëri kurrizin më të butë se barkun (dikujt). I ranë tulet (dikujt) shaka. u dobësua nga shëndeti, u holluatrup nga puna e lodhshme. I shtiu veshët në tul (dikush) bën sikur nuk e dëgjon dikë; i shtiu veshëtlesh; e bëri veshin (një vesh) të shurdhër. Tul me dy sy përçm. shih copë mishi me dy sy përçm. Tul e dhjamë shumë i shëndoshë; për ta ndarë (për ta çarë) më katërsh; top me dhjamë.


Rezultate të ngjashme

TULÁK,~E mb. 1. Që është i tultë, i shëndoshë, topçe, topolak. Fëmijë tulak.2. fig. Që është i plogët, i ngathët, qullac, qullash.3. si em. m. e f. Sipas kuptimit 1 të mbiemrit. Tu…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TULÁT vep., ~A, ~UR kal. 1. Bëj dikë të mblidhet kruspull; e fsheh, e struk diku. Tulati djalin pas vetes.2. E qetësoj, e pushoj; sheshoj, ul. Tulati çupën, ngaqë po qante. Tulati …

Shfaq përkufizimin e plotë →

TULÁV vep., ~A, ~UR iron., kal. Vë tul; shëndosh, majm, dhjam, dhjamos. I ka tulavur rehati.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TÚLEZ,~A f. sh. ~A, ~AT arb. 1. Thërrime buke. Kush ha bukë, bën edhe tuleza. (fj. u.).2. Imtë, një copë herë, një sekondë, pak. Prit një tulez (herë).3. fig. Sasi shumë e vogël, n…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TULLÇ,~I m. sh. ~A, ~AT Kurth, vegël për të zënë shtazë të egra; çark, grackë, lak. Kishte rënë lepuri në tullç. Ra miu në tullç.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TÚLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Copë deltine zakonisht katërkëndëshe, që ngjishet e piqet në furrë të posaçme dhe që përdoret për ndërtimin e mureve. Tullë me veshë (me vrima). Tulla s…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TÚLM/Ë (i), ~E (e) mb. Me tul, plot tul, i tultë. Kofshë (llërë) të tulme.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TULÓR,~E mb. Që është i tultë, që ka tul nën lëkurë (për pemët, perimet etj.). Bisht tulor. Rrënjë tulore. Gjethe tulore. Perime tulore. Pjeshkë (kumbull) tulore. Pjesa tulore dhe …

Shfaq përkufizimin e plotë →

TULÇ,~E mb. Që ka shumë tul. Frutë tulçe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.