Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TUFÁN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Erë e vrullshme, me shi të madh, me breshër a me dëborë të dendur; stuhi, shqotë, shtrëngatë. Tufan tropikal. Ditë me tufan. U thyen pemët nga tufani. Filloi (fryn) tufani. Të grinte tufani.
2. fig. Ngjarje e vrullshme dhe e papritur, që sjell pasoja të mëdha në jetë. Tufani i luftës. Përballon tufanet e jetës.
✱Sin.: stuhi, shqotë, suferinë, shtrëngatë, kiamet.
♦ U bë tufan (dikush). 1. shih u bë furtunë3 (dikush). 2 shih u bë tapë (dikush). Bëri tufan (dikush) shih bëri furtunë (dikush). Lëshon tufan nga goja (dikush) keq. është dehur shumë; nuk e kontrollon më veten nga pija; u bë tufan2; u bë tapë; i ka hipur cjapit.
TUFÁJK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Tymëse (për të larguar bletët kur u marrin mjaltin), tufaç.
Shfaq përkufizimin e plotë →TUFÁK,~U m., bot. Bimë barishtore shumëvjeçare e livadheve; xhufkë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TUFALÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Majë a degëz halorësh si tufëz. Tufalak bredhi (pishe).2. si mb. Që është në trajtë tufe, xhufke. Trëndafila tufalakë.3. si ndajf. (Si) tufë. I kishte …
Shfaq përkufizimin e plotë →TUFALÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË bised. Pronar i një tufe të madhe bagëtish; tubanik.
Shfaq përkufizimin e plotë →TUFÁM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Shtëllungë (tymi). E pi duhanin me tufama.2. euf. Fendë. Lëshoi një tufamë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TUFÁT vep., ~A, ~UR 1. kal. Parfumoj; lëshoj parfum; tymoj; stërpik. E tufati me parfum.2. jokal. Puf; pi duhan duke nxjerrë shtëllunga tymi; tymos.3. euf., kal. Pjerdh, fend. I tu…
Shfaq përkufizimin e plotë →►TUFÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Parfumohem. U tufat me parfum.2. fig., euf., vetv., vet. v. III Dreqoset, pirdhet (bised.), dhitet (bised.). U tufat puna.3. pës. e TUFÁT.
Shfaq përkufizimin e plotë →TUFÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Parfumim. Tufatja e rrobave.
Shfaq përkufizimin e plotë →TUFÁTUR (i, e) mb. Që është parfumuar, Mjedis i tufatur. Dhomë e tufatur.
Shfaq përkufizimin e plotë →TUFÁÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Enë e veçantë në trajtë gypi, e mbyllur hermetikisht, e cila mund të përmbajë, deodorant, bar të lëngshëm kundër mizave, tretësirë për pastrimin e vatrav…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë