Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TUFËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Lidh në tufë gjëra të një lloji, bëj tufë (zakonisht për perimet). Tufëzoj qepët (hudhrat, preshët). Tufëzoj karotat (spinaqin). Tufëzoj gazetat.
2. hist. Bashkoj tufëzat e pronarëve në tufë të përbashkët. Kooperativistët tufëzuan bagëtitë.
3. jokal., vet. v. III Tufon, xhufkon.
✱Sin.: bashkoj, tufoj, tuboj, tubëzoj, xhufkon.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë