Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TUB/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Mbledh në një grup, e bëj grup, bashkoj në një vend. Tuboi njerëzit (vullnetarët). Tuboi ushtrinë. I tuboi te sheshi. Tuboi gjithë krahinën. Tuboi krejt miqësinë në dasmën e të birit.
2. kal. Bëj tubë, mbledh, grumbulloj në një vend, vë grumbull, tufëzoj1. Tuboj drutë. Tubojnë grurin (barin). Bleta tubon mjaltin. Tuboi të gjitha gjëegjëzat në një fletore. Tuboi fjalët dhe shprehjet e krahinës në një bllok shënimesh.
3. jokal. Mblidhen në një grup, tubohen. Tuboi gjithë shkolla.
✱Sin.: mbledh, tubëzoj, grumbulloj, bashkoj, grupoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë