Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TUBERKULÓZ,~E mb., mjek., veter. 1. Që është i sëmurë nga tuberkulozi, që ka tuberkuloz, që vuan nga tuberkulozi. Lopë tuberkuloze. Njeri tuberkuloz.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit; të sëmurët me tuberkuloz. Sot pothuajse nuk ka tuberkulozë.
✱Sin.: i prekur, i oftikasur, i veremosur.
TUBERKULÓZ,~I m., mjek., veter. Sëmundje ngjitëse e kronike, që shkaktohet nga një mikrob i quajtur «bacili i kokut» dhe që prek mushkëritë ose ndonjë organ tjetër të trupit, ndishku, kolla e keqe. Tuberkulozi i mushkërive (i zorrëve, i kockave, i gjëndrave të fytit). Tuberkulozi i kafshëve (i gjedhit, i derrave). Tuberkulozi i shpendëve. I prekur nga tuberkulozi. Vuan (u sëmur) nga tuberkulozi. Lufta kundër tuberkulozit.
✱Sin.: ndishk, oftikë, dergjë, verem, harmi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë