Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TRUP/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Pres degët dhe rrënjët e një druri, duke i lënë vetëm trupin; sharroj trungun e drurit në kërcunj me të vegjël, e bëj trupa; trobzoj. Trupoi pishën. I trupojnë me sharrë.
2. Kaloj mes për mes një vendi, për t’i rënë rrugës më shkurt, i bie drejt, pres shkurt, nuk kaloj nga rruga e gjatë, i bie trup. Trupoi fushën (pyllin, bjeshkët, lumin).
3. Shkurtoj një fjalim, i bie shkurt një kumtese (referati, etj.). Trupoje pak se shkoi vonë.
4. Zë (rrugën), pengoj. Mos na trupo udhën! Hapu, na lër të kalojmë, mos na pengo!
5. Ndërpres. Mos ma trupo fjalën!
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë