Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TRUPRÓJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT usht. 1. Njësi a trupë e vogël ushtarake që mbikëqyr e ruan një objekt të rëndësisë së veçantë; vendqëndrim i kësaj njësie a trupe. Truprojë ushtarake. Truproja e fushimit (e kampit). Truprojë nderi repart i posaçëm që kryen shërbimin e nderit me rastin e pritjes e të përcjelljes së personaliteteve të larta shtetërore. Komandanti i truprojës. Rregullorja e shërbimit të truprojës. Hyri në truprojë. Ndërroi truprojën.
2. Person që është i angazhuar për të mbrojtur jetën e dikujt tjetër nga rreziqet fizike ose nga sulme të mundshme. Truprojat e presidentit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë