Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TRUPÍM,~I m. 1. Prerje e degëve dhe e rrënjëve të një druri duke i lënë vetëm trupin, trobzim; ndarje e trungut të drurit në kërcunj; cungim, trupëzim. Trupim i bredhave. Trupimi i ahut në kërcunj. Trupimi i drurëve. Bën trupimin me sharrë.
2. Kalim mes për mes një vendi. Trupim i lumit.
3. Shkurtim. Trupim i një kumtese.
4. Zënie, bllokim, pengim; ndërprerje.. Trupimi i udhës. Trupimi i fjalimit.
✱Sin.: cungim, trupëzim, shkurtim, zënie, bllokim, pengim, ndërprerje.
TRUPÍMËT mb. 1. Që ka trup të imët, që është e paktë nga trupi, jo i bëshëm, i hollë, i hequr. Fëmijë trupimët.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë