Fjalori
TRUP

TRUP,~I m. sh. ~A, ~AT 1. fiz. Çdo qenie, send, lëndë a pjesë e saj, me tipare e me vetindryshme dhetrajtandryshme, që zë një vendcaktuarhapësirë; send lëndor. Trup i ngurtë (i lëngët, i gaztë). Trup i huaj (mjek.) diçka që ka hyrëorganizëm nga mjedisi i jashtëm dhe ka zënë vendindet, në organet ose në zgavrat e trupit; (fig.) mish i huaj. Trup i përbërë (kim.) trup i formuar nga disa elemente më të thjeshta. Trup i thjeshtë (kim.) element kimik i thjeshtë. Trup i lehtë (i rëndë). Trupat qiellorë planetët, yjet. Trupat organikë (joorganikë). Trup elastik (plastik). Trup i metaltë. Trup i huaj diçka e jashtme që na hyn në sy, në vesh a në organizëm. Trup i lirë truplëvizhapësirë kur nuk vepron asnjë forcë mbi të. Lëvizja e trupave. Pesha e trupave. Vetitë e trupave.
2. Organizmi i njeriut a i kafshës, i vështruar kryesisht nga përbërja dhe si një e tërë; çdo qenie e gjallë; shtat; pjesa kryesore e këtij organizmi, trung. Me trupgjatë (të shkurtër, të hollë, të trashë). Me trupdobët (të shëndoshë, të lidhur, të bukur, të hedhur, të hajthëm). Me trupnjomë. Me trupprerë me trupbukur. Gjymtyrët (pjesët, organet) e trupit. Pesha e trupit. Temperatura e trupit. Anatomia e trupitnjeriut. Lartësia (gjatësia) e trupit. Deri në mes të trupit. Luftim (përleshje) trup me trup (usht.) I paktë nga trupi. Trupi dhe shpirti i njeriut. Mendja e shëndoshëtrupshëndoshë. (fj. u.) (libr.). Ushtrime me truplirë (sport.). Drejtoj trupin. Fërkonte trupin. Kalit trupin. Laj trupin. Lëshon (merr) trup hedh shtat, rritet. U tret nga trupi. Zgjati trupin. Më rëndon trupi. Shpiu trupin. Më shkojnë mornica nëpër trup kam ftohtë. I dridhet trupi. Ia përshkoi tërë trupin. Më vijnë për trup rrinë pas trupit, më bien mirë (për rrobat), më rrinë hijshëm (mirë). Trupi (shtati) pyll, mendja fyell i madh nga trupi, por pa mendkokë. Trupi shëndoshet me të punuar, mendja ndriçohet me të mësuar. (fj. u.). Trupi i drejtë nuk lëshon hijeshtrembët. (fj. u.).
3. Trung druri ose një pjesë e tij. Trup i prerë. Trupa pishe (lisi, ahu). Trupa sharre. Ngarkon (shkarkon) trupat. Prenë ca trupa.
4. Pjesa kryesore e një sendi; pjesa kryesore e një pajisjeje, në të cilën kapen a mbërthehen pjesëtjera më të vogla; skeleti i diçkaje, ajopërbën bazën e diçkaje. Trupi i vidhës. Trupi i plugut. Trupi i aeroplanit (i anijes). Anije e mbytur me trup e mall. Trupi i motorit (i tornos). Trupi i kitarës. Zanore (bashkëtingëllore) në trupfjalës (gjuh.).
5. gjeom. Pjesë e hapësirëskufizohet ngagjitha anët me faqerrafshëta ose të përkulura. Trup gjeometrik. Trup konik (piramidal). Vëllimi i trupit.
6. përmb. Grup njerëzish, që kanë punënjëjtë a detyrëpërbashkët dhepërbëjnë një kolektiv, një administratë, një institucion etj. Trupi diplomatik (dipl.) përfaqësuesit e shtetevehuajaakredituar në një shtet. Trupi gjykues (drejt.) kryetari i gjyqitbashku me anëtarët. Trupi mësimor (pedagogjik) tërësia e arsimtarëve të një shkolle, të një fakulteti etj. Trupi mjekësor mjekët.
7. Kërcu. U ul në një trup dhe nisiflasë.
8. fig. Fanellë leshi (pambuku) që që vishetmish; gjokshar. Mbante trup leshi edhe në mes të korrikut.
Sin.: qenie, send, lëndë, organizëm, shtat, kurm, trupth, bojë, japi, trupak, trupës, trung, cung, kërcu, skelet, shtatfanellë, gjokshar.
Dola nga *rrobat e trupit. M’u drodh *këmisha (në trup, në shtat). Hahet me *rrobat e trupit (dikush) keq. Më ha trupi (për punë) nuk rri dot ndenjur, duagjej diçka për të punuar, jam mësuar me punë e s’më rrihet në një vend; hanë duart. Janë dy trupa e një shpirt duhen shumë njëri me tjetrin, nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri; janë dy kufoma e një shpirt. Lëshon trup (dikush) rritet, zgjatet mjaft; hedh (lëshon) shtat. S’mban (gjë) në trup (dikush) është i hapur, është i çiltër, nuk mbanfshehta, është i sinqertë. E mban mbi trup (diçka) i bie përsipër një barrë e rëndë, rëndon diçka mbi të; e ka e ngarkesëtepërt, që i sjell vështirësi a pengesa; e mban mbi supe; e ka mbi shpatulla. M’u ngjeth (m’u rrëqeth) trupi (shtati) u shqetësova shumë, u trondita; m’u ngjeth (m’u drodh) mishi. M’u ngjit *këmisha pas trupit (në trup). S’i ngjitej *leckëtrup (dikujt). Trupi *boçkë e mendja lomçkë mospërf. Trup i huaj dikush a diçka që nuk pajtohet me mjedisin ku është dhepengon punën ose zhvillimin e përgjithshëm; mish i huaj. Trupi (shtati) pyll e mendja fyell shumë i zhvilluar nga trupi, por i lehtë nga mendja; i rritur, por i papjekur; ka marrë sokakun (dikush). Me trup e me zemër i tëri, plotësisht; me të gjitha energjitë, pa u kursyer; me gjithë shpirt (zemër).

TRUP

TRUP ndajf. 1. Drejt, përmes, mes për mes; në rrugën më të shkurtër, shkurt. I ra pyllit trup. T’i biem fushës trup. I ra trup e trup detit i ra detit anembanë.
2. fig. Copë, prerazi; drejt, hapur, troç; shkurt. Trup po ta them. Ia tha shkurt e trup. Bjeritrup!
3. Si një gjë e vetme, lidhur e bashkuar fort; të gjithëbashku. U ngritën trupkëmbë. U çuan trupgjithë.
4. Si kërcu, pa lëvizur fare. Ra trupshtrat. Fjeti trup (sallate) bëri gjumin e artiljerit, e bëri gjumin top, nuk ndieu asgjë gjatë gjumit.
5. Shumë trashë, për ta prerë me thikë (për kosin). Kosi qenka zënë trup sot.
Sin.: drejt, përmes, shkurt, copë, prerazi, hapur, troç.


Rezultate të ngjashme

TRUPÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Kërcu i prerë për të bërë zjarr; trup i vogël. E bëri lisin trupakë. Vuri një trupak në zjarr.2. Trup5. Ngarkuar me trupakë pishe (ahu).3. Burrë trupmad…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRUPC,~I m. sh. ~A, ~AT Dru i shkurtër, i rrumbullakët që shërben për t’u ulur; cumër, cumrak.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRÚP/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Vijë uji në oborr; vijë kulluese në arë. Shiu mbushi trupet e arës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRUPÍL ndajf. Grumbull, së bashku. U mblodhën trupil. Shkuan trupil.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRUPÍM,~I m. 1. Prerje e degëve dhe e rrënjëve të një druri duke i lënë vetëm trupin, trobzim; ndarje e trungut të drurit në kërcunj; cungim, trupëzim. Trupim i bredhave. Trupimi i…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRÚPK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Trung mbi të cilën priten dru.2. Cung, kërcu, kërçep.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRUP/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Pres degët dhe rrënjët e një druri, duke i lënë vetëm trupin; sharroj trungun e drurit në kërcunj me të vegjël, e bëj trupa; trobzoj. Trupoi pishën…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRUPÓR,~E mb. Që ka të bëjë me trupin e njeriut a të kafshës, që ka lidhje me trupin; që i përket trupit a shtatit, i trupit. Bukuri trupore. Forcë trupore. Dobësi trupore. Dhembje…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRUPTH,~I m. sh. ~A, ~AT kim., biol. Grimcë, thërrmijë; qelizë shtazore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRÚP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. usht. Grup ushtarakësh, që bëjnë pjesë në një njësi shërbimi. Trupa parashutiste (tankiste, xheniere). Trupa të blinduara. Trupa të mekanizuara. Trupë k…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.