Fjalori
TRUNG

TRÚN/G,~GU m. sh. ~GJE, ~GJET 1. Pjesë e trupitdruritnga toka deri atje ku ndahen degët kryesore; trup i drurit që i janë prerë rrënjët dhe degët, trup; copë nga ky trup, kërcu. Trung i hollë (i trashë, i gjatë, i shkurtër). Trung i sharruar. Trung arre (ahu, pishe, ulliri, lisi). Trungu dhe degët. Trungu dhe çatajtë. U ul mbi një trung. Ndezja e zjarrit nuk fillon nga trungu. (fj. u.) punët duhen nisur nga koka e jo nga bishti, nuk vihet parmenda para qeve, puna kryhet mirë kur nis mbarë.
2. Copë druri e rrafshët, që shërben për të prerë a për të shkurtuar diçka, kryesisht dru për zjarr; trupkë. Trung drush. Trung lisi. Shtro një trung dhe mbiprit drutë. Trung mishi. Trung ahu (rrapi). Vuri mishin mbi trung dhe e preu. Krip trungun.
3. Trup i njeriut a i kafshës pa gjymtyrët e pa kokën. Muskujt e trungut. Përkulja e trungut. Rrotullimi i trungut.
4. arkit. Pjesë kryesore e një shtylle ndërmjet kreut dhe bazës së saj. Trungu i shtyllës.
5. min. Pjesë e minierësshtrihet pingul ose pjerrtas dhe që ka daljesipërfaqe. Trungu i pusitnaftës.
6. anat. Pjesë kryesore e një nervi a e një ene gjaku, që ka trajtën e një gypi. Trung nervor. Trungu i aortës.
7. tek. Vegël a mjet që ka trajtën e një gypidrejtë ose të një boshti.
8. gjeom. Pjesë e një trupi gjeometrik, ndërmjet bazës dhe një prerjeje të rrafshët paralele me bazën. Trung koni. Trung piramide. Trungu i prizmit.
9. Burim i përbashkët, nga i cili kanë rrjedhur ose e kanë prejardhjen disa popuj a gjuhët e tyre, disa njësi ekonomike etj. Trungu i familjes mëmë. Sektorë të një trungu ekonomik. E kanë prejardhjen nga i njëjti trung. Nip (mbesë) trungu nip në vijë mashkullore, djalë i vëllait, i djalit etj.; nip gjaku; nip shtëpie; kund. nip bije, nip tambli.
10. fig., shar. Njeri pa mend, njeri i trashë, budalla, trap, kërcu, gdhe. Është trung fare. Trung i madh, nuk ia pret fare!
Sin.: drushtë, trupak, kërcu, cung, budunar, qytyk, trup, trashaman, budalla.
U trung (dikush). 1. shih u dru2 (dikush). 2. shih u tapë (dikush). I shartuartrung i edukuar mirë, i sjellshëm, i urtë e i kuptueshëm. Trung vidhi njeri i shëndoshë, i trashë nga trupi dhe shumë i fortë.


Rezultate të ngjashme

TRUNGÁJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vend me trungje.2. Pyll i dendur në bjeshkë, kryesisht me bredha e me pisha.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRUNGÍM,~I m. Prerje a sharrim i degëve të një druri për ta kthyer në trung; cungim. Trungim i drurëve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRUNGJ,~I m. sh. ~, ~IT Rreth i pusit, rreth i bunarit. Vëri trungjin bunarit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRUNG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Pres a sharroj degët e një druri duke i lënë vetëm trungun; cungoj, cungulloj. Trungoi lisin.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRUNJ vep., ~A, ~UR kal. Trunjëzoj. E trunji kalin. I trunj qetë duke lëruar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►TRÚNJ/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Trunjëzohem. U trunjën qetë. Është trunjëzuar nga puna.2. pës. e TRUNJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRÚNJUR (i, e) mb. Që është trunjur, i trunjëzuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRUNÓR,~E mb. Që ka të bëjë me trurin, që i përket trurit, i trurit; që ndodhet a që zhvillohet në tru; cerebral. Ind trunor. Cipë (korja) trunore. Trungu trunor. Tumor trunor. Vep…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRUNT,~I m. 1. Vend i ngritur në anë të vatrës, ku rrinë njerëzit për t’u ngrohur.2. sh. ~A, ~AT Zgavër në murin e vatrës, që përdoret për të lënë sende të ndryshme; dritare e verb…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRUNXH,~I m., bot. Nerënxë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.