Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►TRULLÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Humbas pjesërisht vetëdijen, nuk kuptoj se ç’bëhet; nuk di ku jam (nga një goditje, nga rrotullimi i shpejtë etj.).
2. vetv. Më turbullohet mendja, hutohem; shastisem; shushatem, qorrollisem. Trulloset shpejt. U trullos fare. U trullos nga fjalët e bukura. U trullosën nga rakia.
3. pës. e TRULLÓS.
✱Sin.: trallisem, turbullohem, shushatem, shastisem, kalamendem, hutohem, çakërdisem, çoroditem, nanurisem, matufosem, andrallosem, tërmekem.
TRULLÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj dikë të humbë pjesërisht vetëdijen, duke e goditur në kokë ose duke e tundur a rrotulluar fort. E trullosi me një grusht në kokë. Kafshët i trullosin në kokë me çekiç.
2. vet. v. III Bën që të me merren mendtë nga diçka (nga dielli i nxehtë, era e fortë, rakia, vera etj.); qorrollis. Na trullosi dielli (vapa). E trullosi rakia.
3. E shurdhoj nga veshët; e bëj të mos përqendrohet në diçka, e hutoj, ia marr mendjen, e shastis. Na trullosi ajo zhurmë. Më trullosi me fjalë.
4. fig. Ia mbush kokën dikujt me lloj-lloj gënjeshtrash për ta larguar nga rruga e drejtë; ia prish mendjen dhe e bëj që të heqë dorë nga një mendim a nga një çështje; i marr a ia prish mendjen, e shastis. E trullosi me gënjeshtra.
✱Sin.: trallis, turbulloj, shushat, shastis, qorrollis, hutoj, çakërdis, nanuris, kalamend, andrallos, çakërdis, nanuris, çorientoj, përgjum, çorodis.
►TRULL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Trullosem. U trullua me verë.2. pës. e TRULLÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →TRULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Trullos. Trullon dikë me verë.2. Mashtroj, i prish mendjen dikujt, gënjej dikë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TRULLÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj dikë të humbë pjesërisht vetëdijen, duke e goditur në kokë ose duke e tundur a rrotulluar fort. E trullosi me një grusht në kokë. Kafshët i trul…
Shfaq përkufizimin e plotë →TRULLÓSJ/E,~A f. 1. Humbje pjesërisht e vetëdijes; marrje mendsh nga ndonjë goditje në kokë, nga alkooli a nga ndonjë rrotullim i fortë. Trullosje nga vapa (nga rakia). Trullosje n…
Shfaq përkufizimin e plotë →TRULLÓSSHËM ndajf. Në mënyrë trullosëse; trullueshëm, gati pa ndjenja. E gjeti trullosshëm përdhe.
Shfaq përkufizimin e plotë →TRULLÓSUR (i, e) mb. 1. Që ka humbur pjesërisht vetëdijen nga ndonjë goditje në kokë ose nga një rrotullim i fortë, që nuk kupton se çfarë bëhet e që nuk di se ku është. Mbeti i tr…
Shfaq përkufizimin e plotë →TRULLÓSËS,~E mb. Që të trullos, që të qorrollis. Rrotullim trullosës. Goditje trullosëse. Fjalë (zhurmë, vapë, raki, verë) trullosëse. Pije trullosëse. Bar trullosës.✱Sin.: hutues,…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë