Fjalori
TRUK

TRUK pasth. Hesht! Pusho! Qetësi! Mjaft më! Rri urtë! Mos u ndiej! Truk, të thashë!

TRUK

TRUK vep., ~A, ~UR kal. Hesht, qetësoj dikë (zakonisht fëmijën që të mos qajë a që të mos bëjë zhurmë). Truke pak atë fëmijë se plasi, nuk po pushon.


Rezultate të ngjashme

►TRÚK/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Nuk bëzaj, hesht, shukem, shukatem, tulatem. U truk menjëherë sa hyri babai. U truk se ndihej fajtor.2. pës. e TRUK.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRUKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Mashtrim, manipulim të dhënash. Trukimi i ndeshjes së futbollit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►TRUK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëj makijazh.2. vetv., vet. v. III Ndryshohet gati në mënyrë të padukshme rezultati i të dhënave; manipulohet. Trukohet një ndeshje. U tr…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRUK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Ndryshoj diçka me qëllim për të mashtruar, fsheh një të vërtetë, ndryshoj në mënyrë gati të padukshme rezultatin. Trukoi rezultatin e ndeshjes. Trukoi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRUKÓÇ/Ë,~JA f. sh. ~E, ~ET Trung i vogël druri, cumrak druri. U ul në një trukoçë. Çau me sëpatë një trukoçë. Trukoçja ishte plot miza.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRUKRÍPUR mb., bised. 1. Që nuk është i zgjuar, që nuk ka tru; budalla. Djalë trukripur. Çupë trukripur. Ç’janë këta njerëz trukripur kështu?!2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mb…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRUKÚAR (i, e) mb. 1. Që është trukuar, që është ndryshuar. Fotografi e trukuar e retushuar. Ndeshje e trukuar. Rezultate të trukuara.2. Që është ndryshuar për keq; është manipulua…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRUKÚBËL mb. 1. Që është mendjelehtë; trupeshk. Femër trukubël.2. si em. Sipas kuptimit të mbiemrit. Ç’u bë me atë trukublën? Ç’u bë ajo trukubla?

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRUKÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që ndryshon të dhënat, duke u përpjekur të fshehë gjurmët; manipulator, mashtrues.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRUKÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ndryshon të dhënat, duke u përpjekur të fshehë gjurmët; manipulatore, mashtruese.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.