Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►TRÚHEM jovep., TRÓVA (u), TRÚAR 1. vetv. (zakon. me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dh.) I lutem shumë, i përgjërohem dikujt. I truhem Perëndisë. Të truhem, o Zot!
2. vetv. Jepem me mish e me shpirt pas dikujt a pas diçkaje; i kushtohem, i përkushtohem diçkaje. I truhet punës.
3. pës. e TRÚAJ.
TRÚAJ vep., TRÓVA, TRÚAR kal. 1. Shaj me zemërim a e mallkoj rëndë dikë, duke përmendur fjalën «dreq, djall». Mos e truaj djalin! Zë e truan. Mos truaj!
2. I kushtoj diçka dikujt, ia dedikoj, blatoj. I ka truar një vepër. Këtë libër ia troi vendlindjes. Ia troi Perëndisë. I troi një dash.
✱Sin.: mallkoj, nëm, nëmësoj, ofshaj, ofshëtij, kushtoj, blatoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë