Fjalori
TRONDITUR

TRONDÍTUR (i, e) mb. 1. Që ka lëvizur nga vendi, është çarë a është dëmtuar nga tërmeti. Shkëmb i tronditur. Shtylla të tronditura. Mure (themele, shtëpi, ndërtesa) të tronditura. Urë e tronditur.
2. fig. ndodhetgjendjerëndë shpirtërore për shkak të një fatkeqësie, të një lajmihidhur, të një fyerjeje etj.; shumë i hidhëruar, i turbulluarshpirt, shumë i shqetësuar. Me zë të tronditur. Foli (pyeti) i tronditur. Ishte i tronditur. Shikonte i tronditur. U ngrit i tronditur. U shpreh i tronditur. Njerëztronditur.
3. fig. I lëkundur, i dëmtuar rëndë; i prishur. Marrëdhënie të tronditura.
Sin.: i trandur, i përhedhur, i tundur, i lëkundur, i turbulluar, i shqetësuar.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: TRONDIT


Rezultate të ngjashme

TRONDÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. Tund dhe e lëkund fort në mënyrë të përsëritur, tundulloj; tund me forcë që nga themelet; trand, shkundulloj. Makina e tronditi shumë gjatë rrugës së …

Shfaq përkufizimin e plotë →

►TRONDÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Tundem e lëkundem fort në mënyrë të përsëritur; trandem, shkundullohem. Tronditej në makinë. U tronditën nga tërmeti.2. fig., vetv. Vuaj sh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRONDÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur e tund dhe e lëkund me forcë e zakonisht disa herë diçka; lëkundje e fortë e diçkaje nga të gjitha drejtimet; shkundullimë. Tronditja e …

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRONDÍTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të të tronditë, tronditës. Është lajm i tronditshëm. Ngjarje e tronditshme.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRONDÍTSHËM ndajf. Në mënyrë tronditëse. Gjëmon (rënkon, oshtin) tronditshëm. Ngjarjet rrodhën tronditshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRONDÍTËS,~E mb. Që të trondit. Ngjarje tronditëse. Lajm tronditës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.