Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TRONDÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. Tund dhe e lëkund fort në mënyrë të përsëritur, tundulloj; tund me forcë që nga themelet; trand, shkundulloj. Makina e tronditi shumë gjatë rrugës së paasfaltuar. Tërmeti tronditi gjithë zonën. Një zhurmë e fortë i tronditi xhamat. Më tronditi kokën.
2. fig. Bëj dikë të vuajë shpirtërisht, duke i shkaktuar një të keqe, duke i dhënë një lajm të hidhur, duke e fyer etj.; i shkaktoj dikujt dhembje të madhe shpirtërore; e prek, e turbulloj, e shqetësoj shumë, trand, shkundulloj. E tronditi nënën (familjen). Vdekja e të birit e tronditi shumë. Na tronditi lajmi i hidhur që morëm.
3. fig. Lëkund; prish, shkatërroj, i jap të tatëpjetën; ndryshoj rrënjësisht. Lëvizjet e mëdha tronditin nga themelet çdo sistem.
✱Sin.: trand, përhedh, tund, tundulloj, shkundulloj, lëkund, prish, shkatërroj, lëviz, luhat, dredh, emocionoj, shkund, dërrmoj, turbulloj, shqetësoj, prish.
►TRONDÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Tundem e lëkundem fort në mënyrë të përsëritur; trandem, shkundullohem. Tronditej në makinë. U tronditën nga tërmeti.2. fig., vetv. Vuaj sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →TRONDÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur e tund dhe e lëkund me forcë e zakonisht disa herë diçka; lëkundje e fortë e diçkaje nga të gjitha drejtimet; shkundullimë. Tronditja e …
Shfaq përkufizimin e plotë →TRONDÍTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të të tronditë, tronditës. Është lajm i tronditshëm. Ngjarje e tronditshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →TRONDÍTSHËM ndajf. Në mënyrë tronditëse. Gjëmon (rënkon, oshtin) tronditshëm. Ngjarjet rrodhën tronditshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →TRONDÍTUR (i, e) mb. 1. Që ka lëvizur nga vendi, është çarë a është dëmtuar nga tërmeti. Shkëmb i tronditur. Shtylla të tronditura. Mure (themele, shtëpi, ndërtesa) të tronditura. …
Shfaq përkufizimin e plotë →TRONDÍTËS,~E mb. Që të trondit. Ngjarje tronditëse. Lajm tronditës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë