Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TROMBOFLEBÍT,~I m. sh. ~E, ~ET mjek. Malcim i një vene që shoqërohet me formimin e një trombi që çon në mpiksje gjaku.
TROMBOCÍT,~I m. sh. ~E, ~ET anat. Qelizë gjaku që është përgjegjëse kryesisht për procesin që ndalon gjakderdhjen; rruazë gjaku pa bërthamë që formohet në palcën kockore dhe luan r…
Shfaq përkufizimin e plotë →TROMBOFILÍ,~A f., mjek. Prirje patologjike e shtuar e gjakut për të formuar trombe që shkaktojnë mpiksje gjaku brenda enëve të gjakut.
Shfaq përkufizimin e plotë →TROMBOGJENÉZ/Ë,~A f., mjek. Proces i formimit të trombit.
Shfaq përkufizimin e plotë →TROMBOKLAZÍ,~A f., mjek. Dukuri e shkatërrimit të një trombi.
Shfaq përkufizimin e plotë →TROMBOLÍZ/Ë,~A f., mjek. Dukuri e shkrirjes së trombit.
Shfaq përkufizimin e plotë →TROMBÓN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT muz. Vegël muzikore frymore prej metali, e ngjashme me trumbetën, pjesët e së cilës zgjaten dhe shkurtohen duke u futur te njëra-tjetra.
Shfaq përkufizimin e plotë →TROMBONÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT muz. Muzikant që i bie (i fryn) trombonit.
Shfaq përkufizimin e plotë →TROMBONÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET muz. Muzikante që i bie (i fryn) trombonit.
Shfaq përkufizimin e plotë →TROMBOPENÍ,~A f., mjek. Trombocitopeni.
Shfaq përkufizimin e plotë →TROMBÓZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT mjek. Formim i trombeve në enë të gjakut ose në zemër, mbyllje enësh të gjakut nga trombet.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë