Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TROMBÍN/Ë,~A f., mjek. Substancë organike që çon në mpiksjen e gjakut.
Shfaq përkufizimin e plotë →TROMBÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT muz. Ai që luan në trompë. Trombist i grupit muzikor.
Shfaq përkufizimin e plotë →TROMBÓN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT muz. Vegël muzikore frymore prej metali, e ngjashme me trumbetën, pjesët e së cilës zgjaten dhe shkurtohen duke u futur te njëra-tjetra.
Shfaq përkufizimin e plotë →TROMBÓZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT mjek. Formim i trombeve në enë të gjakut ose në zemër, mbyllje enësh të gjakut nga trombet.
Shfaq përkufizimin e plotë →TROMBÚK,~E mb. 1. Që është i fryrë; i ënjtur. I ishte bërë faqja trombuk nga dhëmballa.2. I shëndoshë, i mbushur, topolak, topçe. Djalë trombuk. Çupë trombuke.3. si em. m. e f., pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →TRÓMB/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT muz. Trumbetë. I bie trombës.
Shfaq përkufizimin e plotë →TROM/ÁK,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Kalli misri, misër i pashkoqur, tromeç. Shkoqi një tromak. Një kosh i mbushur me tromakë. Dy thasë tromakë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TROMÁKS vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. Tremb shumë, tmerroj, lebetit. E tromaksi fëmijën. Na tromaksi të gjithëve.2. (me një trajtë të shkurtër të përem. vetor në r. dh.) E pështiro…
Shfaq përkufizimin e plotë →►TROMÁKS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised., pës. e TROMÁKS.
Shfaq përkufizimin e plotë →TROMÉÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Kalli misri, misër i pashkoqur, tromak. Një kosh me tromeç. Dy thasë tromeçë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë