Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TROK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj me baltë a me pluhur, e fëlliq keq, e bëj trokë; ndyj. E trokoi pallton. I trokoi pantallonat.
2. E gris keq, e bëj zhele-zhele; e bëj copë-copë. Ia ka trokuar rrobat.
3. E rrënoj, e shkatërroj, e prish; marr çdo gjë që ka dhe e lë të zhveshur e fare pa gjë; shfaros krejt, bëj kërdinë; e bëj trokë. E trokoi shtëpinë.
4. Shfaros, zhduk. Ky bar trokon minjtë (mushkonjat).
✱Sin.: fëlliq, ndyj, gris, shkatërroj, rrënoj, prish, shfaros, zhduk.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë