Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TRÓK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Zile bagëtish, e vogël dhe shpatuke; këmborë e vogël. Trokja e deles (e ftujakut). I var troken. Dëgjohen troket.
2. fig. Njeri i matufepsur. Është bërë për troke (dikush) (mospërf.) është bërë si kafshë, është bërë për t'i varur një këmborë.
3. Trokitje, e trokitur, trokëllimë. U dëgjuan troke të forta.
4. kryes. sh. Zhurmë ritmike e rrahjeve të zemrës, të rrahura, goditje. Troket e zemrës.
✱Sin.: zile, zilkë, cingare, këmborë, trokitje, trokëllimë, zhurmë, goditje.
♦ Njëri i bie trokes e tjetri këmborës shih njëri i bie gozhdës e tjetri potkoit.
TRÓKË mb. 1. Që është shumë i thatë, që nuk ka lagështi. Ç’e do atë tokë trokë mbi vijë?
2. fig. I zhveshur, fare i zbrazët, pa asnjë gjë brenda (pa ushqime, pa orendi etj.).E kishte shtëpinë trokë.
3. Që është i ndotur me pluhur a me baltë, i pistë, pis. Ishte me këpucë e rroba trokë nga të ecurit nëpër llucë.
TRÓK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Truall, dhe; shesh i vogël e i zhveshur, zakonisht me dhe të ngjeshur. U ul në trokë. Fshiu trokën.
2. si mb. Që është shumë i thatë, që nuk ka lagështi. Ç’e do atë tokë trokë mbi vijë?
3. si mb., fig. I zhveshur, fare i zbrazët, pa asnjë gjë brenda (pa ushqime, pa orendi etj.).E kishte shtëpinë trokë.
4. si mb. Që është i ndotur me pluhur a me baltë, i pistë, pis. Ishte me këpucë e rroba trokë nga të ecurit nëpër llucë.
5. si mb. I grisur, zhele-zhele, copë-copë. Copë e trokë. Trokë se trokë ishim.
6. si ndajf., fig. Pa gjë në xhep. Mbeti trokë. I la trokë.
✱Sin.: truall, bokërimë, dhe, copë, thërrime, grimcë, i thatë, i zhveshur, i fëlliqur, i ndotur, i varfër, zhelan, zhele-zhele, copë, copë-copë.
♦ U bë trokë 1. (diçka). U tha fare diçka, nuk ka pikë ujë. 2. (dikush) keq. shih u bë tapë (dikush). *Copë e trokë (copë e gojë, copë e çikë). Është (ka mbetur) trokë (dikush) është shumë i varfër e i leckosur, nuk ka asgjë, është pa asnjë dysh në xhep; është varfëruar fare; është (ka mbetur) krunde; i shkundi (i zbrazi) xhepat; i është shpuar xhepi (dikujt); i është shpuar kuleta (dikujt); ka mbetur trëndelinë. Është trokë nga mendja (dikush) keq. nuk kupton a s’i kap gjërat shpejt, nuk është i zgjuar e i mprehtë; është i trashë, s’ka gjë në kokë, është i shkundur; e ka kokën (kryet) bosh; s’i hyn në kokë (dikujt); është shkundur nga trutë; i janë tharë (i kanë shteruar) trutë (dikujt). E la trokë (dikë) ia mori të gjitha, e zhveshi nga gjithçka; e varfëroi krejt; e la lakuriq; e la kalli; e la gojëthatë; e la presh në diell; e bëri fushë.
TROK ndajf. Shpejt, me vrap. Ecte trok.
Shfaq përkufizimin e plotë →TROK,~U m. 1. Lloj ecjeje e rregullt e kalit, më e shpejtë se ecja me hap të zakonshëm dhe më e ngadaltë se ecja me të katra; zhurma e rregullt që bëjnë thundrat e kalit gjatë ecje…
Shfaq përkufizimin e plotë →TROKÁN,~E mb. 1. Që nuk është i zoti, i humbur; i hutuar.2. Që është i rrjedhur nga mendtë, i matufosur, i currufjasur.3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.✱Sin.: i humbur…
Shfaq përkufizimin e plotë →TROKÁQ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Rrahës (goditës) i këmborës, rabush i këmborës (i ziles), rrumb i këmborës (i ziles), batoq. Këmborës i kishte rënë trokaqi.
Shfaq përkufizimin e plotë →TROK/ÁS jovep., ~ÍTA, ~ÍTUR 1. jokal. I bie derës, dritares etj., zakonisht me gisht, për të lajmëruar se dua të hyj brenda ose që dikush duhet të ma hapë. Trokiti në derë (në drit…
Shfaq përkufizimin e plotë →TROKÁÇ,~I m. sh. ~E, ~ET Zile e vogël, trokaçe, troke. I vari trokaçin qengjit (milorit, ftujakut).
Shfaq përkufizimin e plotë →TROKÍM,~I m. 1. Fëlliqje, ndotje, bërje pis. Trokim me llucë.2. Rrënim ekonomik, shkatërrim. Trokim i shumë familjeve nga lufta.
Shfaq përkufizimin e plotë →TROKÓ,~JA f. sh. ~, ~TË ndërt. Vegël elektrike, e pajisur me një disk prerës, që përdoret për të prerë metal, pllaka qeramike etj. Pret hekurin me troko.
Shfaq përkufizimin e plotë →TRÓKË mb. 1. Që është shumë i thatë, që nuk ka lagështi. Ç’e do atë tokë trokë mbi vijë?2. fig. I zhveshur, fare i zbrazët, pa asnjë gjë brenda (pa ushqime, pa orendi etj.).E kisht…
Shfaq përkufizimin e plotë →TRÓK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Truall, dhe; shesh i vogël e i zhveshur, zakonisht me dhe të ngjeshur. U ul në trokë. Fshiu trokën.2. si mb. Që është shumë i thatë, që nuk ka lagështi.…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë