Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TROKËLLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Zhurmë që shkaktohet kur godasim diçka, kur kërcet një send ose kur përplaset me diçka tjetër. Trokëllima e derës. Trokëllima e zileve. Trokëllima e gotave. Trokëllima e rrotave. U dëgjua një trokëllimë në dritare.
2. Zhurmë e patkonjve të kalit në të ecur; zhurmë e hapave në dysheme, në rrugë etj.; trok. Trokëllima e patkonjve. Trokëllima e kuajve. Trokëllima e këpucëve (e takave). Trokëllimë hapash.
TROKËLLÍ/J vep., ~VA, ~RË 1. kal. Trokas. Trokëlliu në derë (në dritare). Trokëllinë gotat.2. jokal., vet. v. III Tingëllon; troket. Trokëllin një zile. Diçka trokëllin.
Shfaq përkufizimin e plotë →TROKËLLÍT (TROKËLLÍS) vep., ~A, ~UR jokal. dhe kal. 1. Trokëllij, trokas. Trokëlliti gishtat mbi tryezë. Trokëlliti në derë (në dritare). Trokëllit fort.2. vet. v. III Tingëllon; t…
Shfaq përkufizimin e plotë →TROKËLLÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Trokitje. Trokëllitje në derë. Trokëllitje e rëndë. Trokëllitja e gotave.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë