Fjalori
TRISK

TRIS/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET Degëz për t’u mbjellë; kalem, pip, shermend. Mbolli nja dhjetë trisqe hardhie


Rezultate të ngjashme

TRÍSK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT hist., ek. 1. Fletë e vogël, e ndarë në lata, ku shënohej sasia e ushqimeve, e lëndëve për ngrohje, e artikujve të veshmbathjes etj., që merrte një njeri…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRÍSK/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Pikël, cirkë2. Bostan (mollë) me triska. Fustan me triska.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRÍSK/Ë,~AIII f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Parus caeruleus) Trishtil i kaltër¸ zog i vogël, aktiv që këndon në mënyrë melodike, me kokë me ngjyrë të kaltër dhe të bardhë, me kraharor…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRISAÍ,~A f. sh. ~, ~TË fet. Lutje për të vdekurin. Shkroi një trisai. Të këndoftë prifti trisainë! mallk. tall. shih të bëfsha varrin! mallk.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRISH ndajf. Tresh, më tresh, në tri pjesë. Ndaje mollën trish. E palosi (më) trish.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRÍSHAS ndajf. Më tresh, në tri pjesë. U ndanë trishas. E ndanë trishas.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRÍSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Triskull. Trishe hardhie.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRÍSHK/Ë,~A f. 1. Ëmbëlsirë me gjalpë dhe me sherbet e gatuar me tri masa miell, tri masa sheqer e tri vezë. Gatoi trishkë. I pëlqen trishka.2. Xhezve për tre filxhanë kafe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRÍSHT/Ë (i, e) mb. I trishtueshëm; i trishtuar. Ngjarje e trishtë. Vajzë e trishtë. Pamje e trishtë. Zemër e trishtë. Jetë e trishtë e zymtë, pa gëzime, e zezë. Histori e trishtë …

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRÍS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Një nga tri pjesët e flokëve që ndahen për t’u thurur gërshet.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.