Fjalori
TRISHTË

TRÍSHT/Ë (i, e) mb. I trishtueshëm; i trishtuar. Ngjarje e trishtë. Vajzë e trishtë. Pamje e trishtë. Zemër e trishtë. Jetë e trishtë e zymtë, pa gëzime, e zezë. Histori e trishtë e zymtë. Rrugë të trishta të zymta, të shkreta, pa gjallëri.


Rezultate të ngjashme

TRISHTÍL,~A f. sh. ~A, ~AT zool. 1. (lat. Parus caeruleus caeruleus) Zog pylli, zakonisht me ngjyra të ndritshme, blu në pjesën e sipërme, të verdhë në pjesën e poshtme, me një vij…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRISHTÍM,~I m. Gjendje shpirtërore e rënduar, por pa shpërthime; vuajtje shpirtërore, brengë e thellë nga vuajtjet a nga malli për dikë; mërzi pa ndonjë shkak të dukshëm; hidhërim …

Shfaq përkufizimin e plotë →

►TRISHT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Bie në trishtim, ndiej trishtim, më kaplon (më zë, më pllakos) trishtimi; pikëllohem, hidhërohem; kund. gëzohem. U trishtua nga vdekja e b…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRISHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I ngjall dikujt trishtim, bëj që dikush të bjerë në trishtim; pikëlloj, helmoj fig., hidhëroj; kund. gëzoj. E trishtoi vdekja e nënës. E trishtoi në…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRISHTÚAR (i, e) mb. 1. Që është trishtuar; që shpreh trishtim; i pikëlluar; kund. i gëzuar. Me pamje të trishtuar. Me zë të trishtuar. Njeri i trishtuar. Zemër e trishtuar. Zë i t…

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRISHTÚES,~E mb. Që të trishton; kund. i gëzuar. Lajm trishtues. Me pamje trishtuese.Sin.: brengosës, pikëllues, vrerosës, helmues.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRISHTÚESH/ËM (i) ~ME (e) mb. Që mund të shkaktojë trishtim, që të trishton, që të sjell trishtim, që të ngjall trishtim, i trishtuar, i zymtë; kund. i gëzuar, i hareshëm. Pamje e …

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRISHTÚESHËM ndajf. Në mënyrë të trishtueshme, me trishtim, me hidhërim. Ecte (vështronte) trishtueshëm.Sin.: përvajshëm, përmortshëm, vajtueshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.