Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TRIMËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. I jap zemër a guxim dikujt, e bëj më trim dhe e mbush me besim, i nxjerr frikën dhe e nxit për diçka. E trimëroi djalin. Trimëronte veten. Vepra e rilindësve trimëron çdo shqiptar.
2. kal. E rrit dikë, duke e edukuar që të jetë trim, i fut ndjenjën e guximit e të trimërisë, e bëj guximtar; e kalit. E rriti dhe e trimëroi.
3. jokal. Bëhem trim; bëj trimëri. Djali u rrit, luftoi dhe trimëroi. Ishte trim që trimëronte.
✱Sin.: burrëroj, përkrah, nxit, kalit.
TRIMËRÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që është guximtare dhe e patrembur në luftë ose përpara çdo rreziku a vështirësie, ajo që nuk ka frikë e nuk thyhet para asgjëje; ajo që nuk di ç’…
Shfaq përkufizimin e plotë →TRIMËRÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Heroizëm, trimëri, vepër trimërie. Bëri një trimëresë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TRIMËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Të qenët trim, veti e atij që është trim; bëmë. Tregoi trimëri të lartë. Luftoi me trimëri. S’i ka gjumë (s’i fle) trimëria është trim i madh. Shet trim…
Shfaq përkufizimin e plotë →TRIMËRÍM,~I m. Veprimi kur trimërohem. Trimërimi i dikujt. Mosndëshkimi i krimit çon në trimërimin e kriminelëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →TRIMËRÍSHT ndajf. Me trimëri, si trimat; heroikisht. Luftoi (qëndroi) trimërisht. Sulmoi trimërisht. I bëri ballë trimërisht. Ra (vdiq) trimërisht. U mbrojt trimërisht.✱Sin.: heroi…
Shfaq përkufizimin e plotë →►TRIMËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Marr zemër e guxim, bëhem më trim dhe mbushem me besim, më del frika e nxitem për diçka. U trimërua menjëherë.2. E heq veten më trim a …
Shfaq përkufizimin e plotë →TRIMËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. I jap zemër a guxim dikujt, e bëj më trim dhe e mbush me besim, i nxjerr frikën dhe e nxit për diçka. E trimëroi djalin. Trimëronte veten. Vepra …
Shfaq përkufizimin e plotë →TRIMËRÓR,~E mb. Që karakterizohet nga trimëria, i fortë, i paepur, heroik, burrëror. Qëndrim trimëror. Karakter trimëror. Luftoi në mënyrë trimërore trimërisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →TRIMËRÓSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Trimosh, trimshor. Djalë trimërosh.
Shfaq përkufizimin e plotë →TRIMËRÚES,~E mb., libr. Që të trimëron, që të jep zemër e guxim, që të nxit e të mbush me besim; zemërdhënës, guximdhënës. Qëndrim trimërues. Fjalë trimëruese.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë