Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TRILLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur trilloj diçka që nuk ka qenë a nuk ka ndodhur në të vërtetë; sajim, krijim i imagjinatës, pjellë e imagjinatës.
2. Ajo që trillohet; diçka që nuk është e vërtetë; shpifje e ndërlikuar, që duket si e vërtetë. Trillim i hollë. Nuk u besoj më trillimeve. U pa se ishte një trillim.
3. let. Krijim i një ngjarjeje a i një karakteri, që nuk është ashtu në jetën e përditshme, por që jepet si diçka e vërtetë që mund të ndeshet a mund të ngjasë; krijim imagjinar, fantazi. Trillim artistik (poetik). Trillime të mendjes së tij.
✱Sin.: sajim, sajesë, ngjizje, trillim, ëndërr, përrallë, legjendë, sendërgjim, stisje, shpikje, tjerrje, nxjerrje, fabrikim, fantazi, gënjeshtër, gjepur, shpifje, bisht.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë