Fjalori
TRESTE

TRÉST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET gjeom. Diagonale. Heq një treste.

TRESTË

TRÉSTË (i, e) mb.bashkon dy kënde të një shumëkëndëshi; diagonal.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: TRET
TRET

TRET (TRES) vep., ~A, ~UR 1. kal. Shkrij një lëndë zakonishtngurtë, e bëjlëngshme, duke e përzier e duke e shkrirë në një lëng. Tret sheqerin (kripën, sodën). Tret gëlqeren në ujë. Benzina i tret yndyrat.
2. kal. Kthejgjendjelëngët një lëndëngurtë, duke e ngrohur a duke e nxehur, e shkrij. Tret gjalpin (dhjamin, dyllin). Tret kallaj (plumb).
3. kal. Bluaj mirë ushqiminstomak. S'ma tret stomaku.
4. kal., vet. v. III Prish, shpërbën; kalb. E treti dheu. E treti ndryshku.
5. kal., vet. v. III E dobëson shumë nga trupi, e lig nga shëndeti, e bënhequr e të brishtë, e bën kockë e lëkurë. E ka tretur sëmundja.
6. fig., kal. Shpenzoj diçka shpejt e pa kursim, prish, shkrij, harxhoj zakonisht kot. I treti paratë. E treti pasurinë. I tretigjitha fuqitë.
7. fig., kal. Përvetësoj mirë diçka, duke e përsëritur ose duke e përpunuar, e thith, e bluaj. E ka tretur mirë mësimin. Nuk e tret dot këtë pjesë.
8. fig., keq., kal. Pranoj, duroj, honeps, gëlltis. Nuk m'i tret mideja këto lëvdata. Nuk i tret dot gënjeshtrat e tij.
9. kal. E hedh tej diçka si të pavlefshme, e flak. E treti bishtin e cigares. E treti limonin e shtrydhur.
10. jokal. Humbas diçka a nuk e di ku është; më humbet dikush nga sytë e nuk e di ku ndodhet a nga shkoi; nuk jam më me dikë, nuk e kamdikë a diçka, sepse e kam harruar a e kam lënë diku ose më ka rënë diku; humb. Një pjesë e dorëshkrimeve kanë tretur. I treti shamia rrugës. I treti sy ndër sy dikush. Nuk e di se ku i treti portofoli.
11. kal. Ngatërroj rrugën a gaboj drejtimin, nuk di ngashkoj më tej; nuk e ndjek dot më tej atë që kërkoj, humb. Ka tretur rrugën (drejtimin). I treti gjurmët.
12. jokal. E dërgoj dikë në një vendlargët, e degdis, e syrgjynos; shkojmërgim, larg të afërmve, larg atdheut; iki larg. Tretidhehuaj.
13. fig., kal. Largoj diçka, e bëjikë, të zhduket, të ngrijë. Ia treti druajtjen. Ia treti gëzimin. Ia treti buzëqeshjen.
Sin.: shkrij, bluaj, përtret, prish, kalb, shpenzoj, prish, shkrij, harxhoj, pranoj, duroj, honeps, gëlltis, hedh, flak, humb, syrgjynos, iki, largoj.
S’e tret *dheu (dikë a diçka). Ia treti *farën (dikujt) keq. E tret *mendjen. S’ma tret *mideja (diçka). S’ma tret (s’ma honeps) *stomaku (diçka).

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.