Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TREMB vep., ~A, ~UR kal. 1. I shtie frikën dikujt menjëherë e në mënyrë të papritur; frikësoj dikë, bëj të ketë frikë dikush duke e kërcënuar etj. E trembi shumë. Mos e tremb djalin! Nuk e trembin kërcënimet. Nuk pyet nga kërcënimet. E trembte terri (errësira).
2. bised. I flas që të largohet, e përzë, e dëboj (zakonisht për shpendët dhe për kafshët); i bëj të largohen a të shpërndahen. Trembi pulat nga oborri! Trembi delet nga gruri! Trembi qentë, se po na hanë! E trembi ujku bagëtinë (kopenë).
3. fig. E ndërpres, nuk e lë të vijojë më tej; e largoj paksa, e përzë. Zhurma ia trembi këngën. Na e trembi gëzimin. Hëngri pak sa për të trembur urinë. Fjeti pak sa e trembi gjumin. U çlodh ca sa trembi lodhjen.
✱Sin.: frikësoj, frik, frikoj, kërcënoj, tromaks, trumhas, shargoj, largoj, dëboj, tut, tërhuz, përdat, përzë, shargoj, përandit.
♦ S’e tremb *qimen.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë