Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►TRÉMB/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Më hyn frika menjëherë e në mënyrë të papritur, ndiej frikë; frikësohem, me zë frika përpara një rreziku, një kërcënimi etj.; tërhuzem, trandem, trumhasem, tutem. U tremb në gjumë. U tremb kot. Mos u tremb! Nuk u trembet vështirësive. U tremb nga vetëtimat (nga bubullimat, nga gjëmimi). Trembet nga qeni (nga gjarpri). Koburja bosh tremb dy veta. (fj. u.). Nuk i trembet syri është trim.
2. vetv. Shqetësohem shumë për dikë a për diçka, kam shumë merak për të, nuk jam i qetë, kam frikë se mos...; ia kam frikën dikujt, druhem. Trembej shumë për të birin. Trembej se mos u ndodhte ndonjë e keqe fëmijëve. I trembej atij.
3. vetv., vet. v. III (me një trajtë të shkurtër të përem. vetor në r. dh.) fig. Më ikën, më largohet diçka (nga një shqetësim, nga frika etj.). M'u tremb gjumi. Iu tremb qumështi lopës.
4. pës. e TREMB.
✱Sin.: tërhuzem, trandem, trumhasem, tutem, shqetësohem, druhem, frikem, frikohem, frikësohem.
♦ S’më trembet (s’më fiket) *syri.
TREMB vep., ~A, ~UR kal. 1. I shtie frikën dikujt menjëherë e në mënyrë të papritur; frikësoj dikë, bëj të ketë frikë dikush duke e kërcënuar etj. E trembi shumë. Mos e tremb djalin! Nuk e trembin kërcënimet. Nuk pyet nga kërcënimet. E trembte terri (errësira).
2. bised. I flas që të largohet, e përzë, e dëboj (zakonisht për shpendët dhe për kafshët); i bëj të largohen a të shpërndahen. Trembi pulat nga oborri! Trembi delet nga gruri! Trembi qentë, se po na hanë! E trembi ujku bagëtinë (kopenë).
3. fig. E ndërpres, nuk e lë të vijojë më tej; e largoj paksa, e përzë. Zhurma ia trembi këngën. Na e trembi gëzimin. Hëngri pak sa për të trembur urinë. Fjeti pak sa e trembi gjumin. U çlodh ca sa trembi lodhjen.
✱Sin.: frikësoj, frik, frikoj, kërcënoj, tromaks, trumhas, shargoj, largoj, dëboj, tut, tërhuz, përdat, përzë, shargoj, përandit.
♦ S’e tremb *qimen.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë