Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TRÉMB/Ë,~A f. Frikë e madhe dhe e përnjëhershme që lë gjurmë te njeriu edhe pasi ka kaluar; tutë. I ka hyrë tremba i ka hyrë frika në palcë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TREMBËDHJÉTË num. Numri që vjen menjëherë pas dymbëdhjetës dhe që shënon një sasi të barabartë me dymbëdhjetë edhe një. Trembëdhjetë veta (burra). Trembëdhjetë ditë (javë). Trembëd…
Shfaq përkufizimin e plotë →TREMBËDHJÉTË (i, e) mb. 1. Që i përgjigjet numrit trembëdhjetë në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj. Radha e trembëdhjetë.…
Shfaq përkufizimin e plotë →TREMBËDHJETËKÁTËSH,~E mb., ndërt. Që ka trembëdhjetë kate. Pallat trembëdhjetëkatësh. Ndërtesë trembëdhjetëkatëshe.
Shfaq përkufizimin e plotë →TREMBËDHJETËKÁTËSH,~I m. sh. ~A, ~AT ndërt. Ndërtesë që ka trembëdhjetë kate. Firma ndërtoi një tremëdhjetëkatësh. Banon në katin e dhjetë të një trembëdhjetëkatëshi.
Shfaq përkufizimin e plotë →TREMBËDHJETËRRÓK/ËSH,~E mb., let. Që ka trembëdhjetë rrokje. Varg trembëdhjetërrokësh.
Shfaq përkufizimin e plotë →TREMBËDHJETËRRÓK/ËSH,~I m. sh. ~A, ~AT Varg me trembëdhjetë rrokje. Shkruan në trembëdhjetërrokësh.
Shfaq përkufizimin e plotë →TRÉMBËS,~E mb. 1.Trembëlak, frikacak, tutës. Djalë trembës. Vajzë trembëse.2. si em. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Trembës i madh. Trembësi vdes pa vdekur. (fj. u.).
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë