Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TREMB vep., ~A, ~UR kal. 1. I shtie frikën dikujt menjëherë e në mënyrë të papritur; frikësoj dikë, bëj të ketë frikë dikush duke e kërcënuar etj. E trembi shumë. Mos e tremb djalin! Nuk e trembin kërcënimet. Nuk pyet nga kërcënimet. E trembte terri (errësira).
2. bised. I flas që të largohet, e përzë, e dëboj (zakonisht për shpendët dhe për kafshët); i bëj të largohen a të shpërndahen. Trembi pulat nga oborri! Trembi delet nga gruri! Trembi qentë, se po na hanë! E trembi ujku bagëtinë (kopenë).
3. fig. E ndërpres, nuk e lë të vijojë më tej; e largoj paksa, e përzë. Zhurma ia trembi këngën. Na e trembi gëzimin. Hëngri pak sa për të trembur urinë. Fjeti pak sa e trembi gjumin. U çlodh ca sa trembi lodhjen.
✱Sin.: frikësoj, frik, frikoj, kërcënoj, tromaks, trumhas, shargoj, largoj, dëboj, tut, tërhuz, përdat, përzë, shargoj, përandit.
♦ S’e tremb *qimen.
TRÉMBAS ndajf. Mënyrë si ecën dikush (zakonisht fëmijë) a një kafshë kur ka frikë; me frikë, me drojë. Po shkon trembas fëmija. Qeni iku trembas shkoi kokulur dhe me bisht ndër sha…
Shfaq përkufizimin e plotë →►TRÉMB/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Më hyn frika menjëherë e në mënyrë të papritur, ndiej frikë; frikësohem, me zë frika përpara një rreziku, një kërcënimi etj.; tërhuzem, trand…
Shfaq përkufizimin e plotë →TRÉMBJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur tremb dikë; frikë e menjëhershme dhe e papritur që zë dikë; tutë. Trembja e fëmijës. Trembja e kalit. Trembja në gjumë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TRÉMBUR (i, e) mb. Që është trembur, që i ka hyrë frika; që shpreh frikë, i frikësuar. Me fytyrë të trembur. Me sy (me vështrim) të trembur. Rrinte si i trembur.
Shfaq përkufizimin e plotë →TRÉMBUR,~IT (të) as. Veprimi kur trembem; trembje, frikë. Të tremburit e fëmijës në gjumë. I ka marrë të trembur kali. S’dëgjon derri me të trembur. (fj. u.) derri do plumb. (fj. u…
Shfaq përkufizimin e plotë →TRÉMB/Ë,~A f. Frikë e madhe dhe e përnjëhershme që lë gjurmë te njeriu edhe pasi ka kaluar; tutë. I ka hyrë tremba i ka hyrë frika në palcë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TRÉMBËS,~E mb. 1.Trembëlak, frikacak, tutës. Djalë trembës. Vajzë trembëse.2. si em. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Trembës i madh. Trembësi vdes pa vdekur. (fj. u.).
Shfaq përkufizimin e plotë →TRÉM/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Hajat. Treme e madhe (e gjerë). Tremja e shtëpisë. Rrinte në treme. 2. Portik. Tremja e Solomonit.
Shfaq përkufizimin e plotë →TREMUJÓR,~E mb. Që përfshin një periudhë prej tre muajsh, që zgjat tre muaj; që ka mbushur tre muaj, tremuajsh. Analizë tremujore. Kurs tremujor. Afat tremujor. Periudhë tremujore.
Shfaq përkufizimin e plotë →TREMUJÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Periudhë prej tre muajsh; një e katërta e vitit. Tremujori i parë (i dytë...) i vitit. Fillimi (fundi) i tremujorit. Brenda tremujorit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë