Fjalori
TREGUES

TREGÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Tipar i veçantë ose anë e caktuarmerret si shenjë dalluese e prodhimit, e shfrytëzimit etj. në një punë; një nga llojet e prodhimevebëhet gjatë një pune. Treguesit cilësorë (sasiorë). Tregues financiar (ekonomik). Treguesit e punës. Treguesnatyrë. Treguesvleftë.
2. Diçka që na lejongjykojmë për ecurinë dhe zhvillimin e një pune a të një zëri brenda një kohecaktuar; shprehje, zakonisht me shifra ose me përqindje, që pasqyron gjendjen e një pune; të dhëna, shifra. Tregues kryesor (real, i kënaqshëm, i qartë). Tregues i ulët. Treguesi i zhvillimit (i përparimit). Treguesi i rritjes së mirëqenies. Treguesi i nivelitjetesës. Treguesit zyrtarë dëshmojnë për rritje ekonomike.
3. mat. Numërvihet sipër e më të djathtë të një numri tjetërdhënë dheshërben për të treguar se sa herë duhetshumëzohet numri i dhënë me veten e tij; eksponent. Tregues pozitiv (negativ). Tregues zero. Treguesi i fuqisë.
4. Listë emrash, çështjesh, temash etj. me rend alfabetik ose me rend tjetër, që vihetfund të një libri ose në skedarët e një biblioteke; pasqyrë alfabetike e pajisur me shënime; libër informues, indeks. Tregues alfabetik. Tregues bibliografik. Tregues tematik. Treguesi i emrave. Treguesi i lëndës. Tregues bibliografik (gjeografik). Tregues i bibliotekave (i botimeveseri, i daljeve nga përdorimi, i emravecituar, i emravevendeve, i filmave, i fjalëve kyç). Tregues i autorëve. Tregues i vendndodhjes. Tregues i libravendaluar nga Kisha.
5. Tabelë me shenjaposaçme ose gur, që vihet anës rrugëve automobilistike për të treguar drejtimin e qarkullimit ose numrin e kilometrave. Treguesi i kilometrave.
6. Vegël, aparat etj., që tregon diçka; shigjetë e lëvizshme zakonisht mbi një fushëshkallëzuar, që mat një forcë, një sasi etj. ose që tregon drejtimin e një lëvizjeje. Treguesi i drejtimit. Treguesi i vajit (i karburantit). Treguesi i shtypjes (i trysnisë). Treguesi i shpejtësisë. Shigjeta (vija) e treguesit.
Sin.: zë, nënndarje, artikull, shenjë, metër, indeks, eksponent, pasqyrë, shigjetë, dëftues, kallëzues, rrëfyes, vegël, aparat.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.