Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TRÉDHUR (i, e) mb. 1. Që i janë hequr, i janë rrëgjuar a i janë mpirë organet mashkullore, që është tredhur; që është bërë shterp (për meshkujt e kafshëve dhe për burrat). Cjap (dem) i tredhur. Kafshët e tredhura. Burrë i tredhur eunuk.
2. fig., keq. I pazot, i humbur, i paaftë.
✱Sin.: i çjerrë, lakoç, i rrahur, skopec, i skopitur, i pazot, i humbur, i paaftë.
♦ Me *mendje të tredhur keq.
TREDH vep., TRÓDHA, TRÉDHUR kal. 1. Heq, rrëgjoj a mpij organet mashkullore të një kafshe a të një njeriu; e bëj shterp një mashkull. Trodhi demin (dashin, cjapin, ftujakun, karçinin).
✱Sin.: çjerr, dëlir, skopis, rrah, zhburrëroj, zhburrnoj.
♦ Tredh *dashin (dikush). Ia trodhi *koqet (dikujt) keq. vulg.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë