Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TREDH vep., TRÓDHA, TRÉDHUR kal. 1. Heq, rrëgjoj a mpij organet mashkullore të një kafshe a të një njeriu; e bëj shterp një mashkull. Trodhi demin (dashin, cjapin, ftujakun, karçinin).
✱Sin.: çjerr, dëlir, skopis, rrah, zhburrëroj, zhburrnoj.
♦ Tredh *dashin (dikush). Ia trodhi *koqet (dikujt) keq. vulg.
TREDHÁK mb. 1. Që është tredhur. Mëzat (dash, cjap) tredhak.2. Kafsha e tredhur.3. Vegël që përdoret për të tredhur kafshë.
Shfaq përkufizimin e plotë →TREDHÁÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Tredhës2.
Shfaq përkufizimin e plotë →TRÉDHJ/E,~A f. Veprimi kur tredh; heqje, rrëgjim a mpirje e organeve gjinore mashkullore. Tredhja e dashit.
Shfaq përkufizimin e plotë →TREDH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Tredh. Tredhoi cjapin (demin).
Shfaq përkufizimin e plotë →TRÉDHUR (i, e) mb. 1. Që i janë hequr, i janë rrëgjuar a i janë mpirë organet mashkullore, që është tredhur; që është bërë shterp (për meshkujt e kafshëve dhe për burrat). Cjap (de…
Shfaq përkufizimin e plotë →TRÉDHUR,~IT (të) as. Tredhje. Të tredhurit e deshve.
Shfaq përkufizimin e plotë →TRÉDHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Vegël druri në trajtë bige ose shul me një lak, që përdoret për të tredhur kafshë. I vuri tredhësin.2. Ai që tredh. Çoje dashin te tredhësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →TREDÉJËSH,~E mb. Që përbëhet nga tre dej, që ka tre dej.
Shfaq përkufizimin e plotë →TREDITÓR,~E mb. Që përfshin një periudhë prej tri ditësh; që zgjat tri ditë. Seminar treditor. Udhëtim treditor. Konferencë treditore.
Shfaq përkufizimin e plotë →TREDÍTËSH,~E mb. Që ka mbushur tri ditë, që ka kaluar tri ditë; që ka ndenjur tri ditë; që kryhet për tri ditë, treditor. Foshnjë treditëshe. Punë treditëshe.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë