Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TRAZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur trazoj dikë a diçka ose kur trazohem. Përdori një lugë druri për trazimin e gjellës. Trazimi i zjarrit shkakton shkëndija.
2. Gjendja kur më shqetëson dikush a diçka; mungesë qetësie, shqetësim, mundim; turbullirë. Ajo pamje i shkaktoi trazim mendimesh. E pushtoi një ndjenjë trazimi. Vuante nga trazime mendore.
3. Të përziera. Kishte ca trazime në stomak.
4. Prishje e qetësisë së një vendi, pështjellim, trazirë, çrregullim. Ardhja e tij krijoi trazime në qytet. U rritën (u shtuan, u shuan) trazimet.
✱Sin.: shqetësim, mundim; turbullirë, të përzier, pështjellim, trazirë, çrregullim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë