Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TRAVITÁN,~E mb. 1. I travitur, i çartur, i marrë. Njeri travitan.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Ç’u bë ai travitani? Ku shkoi ajo travitania?
Shfaq përkufizimin e plotë →►TRAVÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Trullosem, çmendem fare, humb vetëkontrollin. U travit djali (vajza). U travitën nga skenat që panë.2. pës. e TRAVÍT.✱Sin.: çartem, prishem,…
Shfaq përkufizimin e plotë →TRAVÍTJ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Çmendje, marrosje, dalldi, dalldisje. Çaste travitjeje.
Shfaq përkufizimin e plotë →TRAVÍTUR (i, e) mb. Që është travitur; që ka luajtur mendsh; i çartur. Bërtiste si i travitur.
Shfaq përkufizimin e plotë →TRAVÍTUR,~IT (të) as. Travitje.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë