Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
TRAUMATIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET mjek., psikol. Dëmtim fizik a gjendje e rënduar shpirtërore e mendore e shkaktuar nga një traumë. Traumatizimi i gjymtyrëve nga një aksident rrugor. Traumatizimi i fëmijëve nga dhuna (nga lufta).
TRAUMATÍK,~E mb., mjek., psikol. Që lidhet me traumën, me dëmtime të rënda fizike a psikologjike. Ngjarje traumatike. Gjendja traumatike e të plagosurit.
Shfaq përkufizimin e plotë →►TRAUMATIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR mjek., psikol. 1. vetv. Tronditem.2. pës. e TRAUMATIZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →TRAUMATIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR mjek., psikol., kal. Shkaktoj traumë (fizike ose psikologjike); trondit thellë. Çdo luftë traumatizon njerëz. Film që traumatizon fëmijët. Traumatizoi…
Shfaq përkufizimin e plotë →TRAUMATIZÚAR (i, e) mb. Që është traumatizuar; që ka pësuar traumë. Njerëz të traumatizuar nga lufta.
Shfaq përkufizimin e plotë →TRAUMATIZÚES,~E mb. Që shkakton traumë; tronditës. Shfaqje (pamje, ngjarje) traumatizuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →TRAUMATÍZ/ËM,~MI m., mjek., psikol. Traumatizim. Traumatizëm fizik (psikologjik). I shkaktoi një traumatizim moral.
Shfaq përkufizimin e plotë →TRAUMATOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Mjek specialist që merret me diagnostikimin dhe trajtimin e dëmtimeve fizike, zakonisht thyerje, plagë, lëndime të nyjave, muskujve apo të indeve të t…
Shfaq përkufizimin e plotë →TRAUMATOLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Mjeke specialiste që merret me diagnostikimin dhe trajtimin e dëmtimeve fizike, zakonisht thyerje, plagë, lëndime të nyjave, muskujve apo të indeve…
Shfaq përkufizimin e plotë →TRAUMATOLOGJÍ,~A f. Degë e mjekësisë që studion posaçërisht traumat, diagnostikimin dhe trajtimin e tyre.
Shfaq përkufizimin e plotë →TRAUMATOLOGJÍK,~E mb. Që lidhet me traumatologjinë; i traumatologjisë. Kirurgji traumatologjike.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë