Fjalori
TRASHIM

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: TRASH
TRASH

TRASH vep., ~A, ~UR kal. 1. Bëj diçkatrashë a më të trashë nga ç’është, bëj me të gjerë në të gjithë gjatësinë e vet, i rrit gjerësinë ose vëllimin; zgjeroj; kund. holloj. I trashi degët. Trashe vijën! Trash fillin.
2. Bëj më të trashë (zakonisht për lëngjet, duke i zier ose duke u shtuar diçka tjetër), trashoj; kund. holloj. Trash sherbetin (lëngun, reçelin, pekmezin). Trash supën (gjellën, salcën).
3. shtypshkr. Bëj më të theksuar, bëj që të duketqartë; kund. holloj. Trash ngjyrat e pikturës. Trash shkrimin. Trash vijat.
4. Shëndosh, majm, dhjam. Tagjia e trash bagëtinë. E ka trashur thiun.
5. Bëj më të ulët, bëj më të trashë (për zërin); kund. holloj. E trashi zërin.
6. fig., bised. Zmadhoj diçka, e paraqit më të madhe a më të vështirë nga ç’është në të vërtetë; fryj. I trash gjërat ai. trash mendjenmbush kokën me lloj-lloj gënjeshtrash, të çorodit.
7. fig., bised. E bëj më të rëndë, e thelloj më tej. E trashi gabimin.
8. fig., bised. E forcoj diçka, e bëj më të fortë; e teprojdiçka. E trashën miqësinë. E trashi hesapin. E trashi muhabetin.
9. bised. Hutoj (dikë). Prit se na trashe fare.
Sin.: zgjeroj, trash, trashoj, piks, mpiks, ajkëtoj, shëndosh, majm, dhjamos, dhjam, zmadhoj, thelloj, dendësoj, forcoj, ashpërsoj, teproj, hutoj.
E trashi *bajgën (dikush) tall. vulg. I trash *fjalët (me dikë). E trash (e zgjat) *muhabetin (me dikë).


Rezultate të ngjashme

TRASHÍ,~A f. 1. Tokë e trashë, tokë e pasur, tokë pjellore. Ka nja dy hektarë trashi.2. Trashësi.3. fig. Budallallëk. Trashia s’ka fund.

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRÁSHI (së) ndajf. Nga ana e trashë. Prije së trashi. Çdo gjë këputet për së holli e zullumi për së trashi. (fj. u.).

Shfaq përkufizimin e plotë →

TRASHÍN/Ë,~A f. 1. Bar kullote me fije të trasha; tokë e mbjellë me këtë bar.2. fig. Të qenët i trashë nga mendja.3. fig. Njeri i trashë nga mendja.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.